VIDEO/ Tallje epike në derbin që vendos titullin, tifozët e Interit këndojnë këngën “Pioli is on fire”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 22:14

VIDEO/ Tallje epike në derbin që vendos titullin, tifozët e Interit këndojnë këngën “Pioli is on fire”

Interi po fiton me shifrat 2-0 përballë Milanit, në derbin e Milanos. Pas shënimit të golit të dytë nga Turam, tifozët zikaltër kanë shpërthyer në festë, teksa janë gati të shijojnë titullin kampion pas një sezoni gati perfekt.

bandicam 2024-04-22 22-13-48-412

Një episod i veçantë ka ndodhur gjatë ndeshjes. Ultrasit e Interit, të quajtur ndryshe “Curva Nord”, këndojnë në kor këngën e bërë të famshme nga kuqezinjtë, “Pioli is on fire”, si një lloj talljeje kundrejtë rivalëve të tyre të përjetshëm, duke marrë parasysh edhe sezonit shumë të dobët të “djallit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"