VIDEO/ Stiven Shpendi tund dy herë rrjetën në Itali, skuadra e tij konfirmohet pretendente për Serinë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2023 | 19:34

VIDEO/ Stiven Shpendi tund dy herë rrjetën në Itali, skuadra e tij konfirmohet pretendente për Serinë B

Stiven Shpendi duket se do të ketë një të ardhme të sigurt në futbollin italian. Një nga dy vëllezërit binjakë që luajnë në radhët e Çezenës në Serinë C, po konfirmohet me gola në radhët e këtij ekipi si një bomber me të ardhme të shkëlqyer.

shpendi

Ai e ka vërtetuar edhe sot, duke qenë protagonisti absolut në fitoren 3-0 të skuadrës së tij në transfertë ndaj Pontederas. Ai shënoi golin e avantazhit me një nuhatje sulmuesi zone në minutën e 23-të të duelit.

Më pas, në minutën e 56, i ia doli të dyfishonte shifrat falë një driblimi të shpejtë në zonën e rreptësisë.

Pas golit të 3-0 për skuadrën e Çezenës, ai la fushën e lojës në minutën e 77, për t’i bërë vend vëllait të tij, Kristian Shpendi. Kështu, Sitven Shpendi arriti kuotën e 5 golave në kampionatin e Serisë C në këtë edicion, ku po konfirmon formën e mirë që kishte shfaqur që me ekipet e moshave të këtij klubi.

Ai ka ndihmuar skuadrën e tij të ngjitet në vendin e dytë, duke synuar të jetë protagoniste në luftën për ngjitjen në Serinë B në edicionin e ardhshëm. Të dy vëllezërit Shpendi, ndonëse vetëm 19-vjeçarë, llogariten si kontingjent i rëndësishëm i përfaqësueses U21 të SShqipërisë në edicionin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"