VIDEO / Spektakël në Gjirokastër, Luftëtari mposht Tiranën në duelin për Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2017 | 16:38

VIDEO / Spektakël në Gjirokastër, Luftëtari mposht Tiranën në duelin për Europën

E fiton Luftëtari sfidën ndaj Tiranës për një biletënë Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Skuadra gjirokastrite triumfoi 2-1 në shtëpi në duelin direkt për vendin e katërt.

Në Gjirokastër u luajt një takim i çmendur, me ritëm të lartë, raste, gola, lojë të bukur, shtylla, kartonë të verdhë e të kuq.

Në fund buzëqeshin të zotët e shtëpisë, falë golave të Lamçjes (55′) dhe Bregut (72′). Në krahun tjetër, miqtë nga kryeqyteti u zgjuan vonë dhe goli i minutës së parë shtesë i shërben Moktar Sisesë vetëm për ta bërë sefte me fanellën bardheblu. Kjo ishte ndeshja e dhjetë radhazi që skuadra e Josës nuk e provon shijen e fitores.

Falë këtij triumfi Luftëtari forcon pozitat në vendin e katërt me 36 pikë, gjashtë më shumë se Tirana dhe +5 nga Vllaznia që do të presë Teutën (ora 17:00) në duelin përmbyllës të javës së 26-të të Kategorisë Superiore.

Luftetari gol Tiranes

Minutë pas minute

90+8′ Përfundon gjithçka me fitoren e vendasve 2-1.

90+3′ Zëvendësimin e fundit vendasit e shfrytëzojnë për të fituar sekonda të çmuara. Del nga fusha autori i golit të dytë, Dejvi Bregu, në vend të tij fieraku Brixhild Brahimaj.

90+1′ GOL! Rihapet ndeshja. Moktar Sise prfiton nga një krosim i Hoxhallarit dhe mposht Ruçin me kokë, duke gjetur golin e parë me Tiranën pas 16 ndeshjesh.

89′ Erjon Hoxhallari është dy herë i pafat brenda pak sekondash. Fillimisht mbrojtësi bardheblu ndalet nga portieri Shkëlzen Ruci, e më pas nga shtylla.


77′ Mirel Josa e mbyll me zëvendësimet. Gilman Lika i bën vend Moktar Sise.

75′ Bluzinjtë vendas kryejnë edhe ndërrimin e dytë: jashtë Eduart Rroca, në lojë Donald Rapo.

74′ Vendasit mbeten me një lojtar më pak, pasi Vangjel Zguro merr kartonin e dytë të verdhë për një faulli në mesfushë ndaj Dokës.

73′ Sërish autori i golit të dytë ka një tjetër mundësi për gol, por gjuajtja e tij diagonale ndalet nga shtylla.

Bregu gol

72′ GOL! Shënon përsëri Luftëtari. Tirana hidhet përpara, por harron mbrojtjen dhe kapet në kundërsulm. Dejvi Bregu nuk e ka të vështirë ta shtyjë në rrjetë një top të kthyer nga Lika pas një gjuajtjeje të Rexhinalos.

69′ Eduart Rroca tenton të befasojë Likën me një të djathtë nga rreth 30-35 metra, por gjuajtja e mesfushorit, edhe pse e rrezikshme, nuk shkon në portë

68′ Domgjoni për Moise është ndërrimi i dytë te Tirana, që ndryshon edhe rreshtim. Domgjoni, Teqja dhe Cake do jenë në mbrojtje, me Hoxhallarin dhe Dokën që shtyhen përpara nga krahët.

61′ Milinkoviç përgjigjet duke futur Kristal Abazajn në vend të autorit të golit, Eri Lamcja.

60′ Bregu ka një mundësi të mirë për të dyfhshuar avantazhin e Luftëtarit. Sulmuesi gjendet i mirë në zonë, mirëpo goditja e tij e kokë shkon mbi traun e portës.

58′ Mirel Josa ndërhyn nga stoli duke hedhur në fushë një sulmues të mirëfilltë si Grent Halili në vend të mesfushorit Dorian Kerciku.

57′ Olsi Teqja është i ndëshkuari i parë i Tiranës, pasi ndal Dejvi Bregun pranë zonës bardheblu.

55′ GOL! Zhbllokohet ndeshja, me vendasit që kalojnë në epërsi. Eri Lamçja merr një pasim në zonë dhe, pasi shmang Teqjen, mposht Likën. Sulmuesi ndëshkohet me karton të verdhë pasi heq fanellën gjatë festimit të golit të parë me Luftëtarin.

46′ Asnjë ndryshim në ekipet që mbyllën gjysmën e parë të ndeshjes.

Bregu 2

Pjesa e parë

45+1′ Pjesa e parë mbyllet me një rast të shpërdoruar nga Bregu, i cili nga dy hapa larg nuk e shtyn dot topin në portën e boshatisur.

40′ Dejvi Bregu provon nga vendi me një gjuajtje nga jashtë zonës, por e djathta e tij qendrore pritet nga Ilion Lika.

36′ Karton edhe për Eduart Rrocën, i cili ndaj Gilman Likën në mesfushë.

35′ Vangjel Zguro ndëshkohet me të verdhë për një faull në krahun e majtë të mbrojtjes. Goditja e dënimit nuk sjell asgjë për Tiranën.

30′ Shënon Luftëtari, por goli nuk vlen pasi Bregu kapet në pozicion jashtë loje. Përkundër veprimit të bukur ndaj portierit Lika, sulmuesi bluzi ndëshkohet me karton të verdhë sepse e vijoi lojën edhe pas fishkëllimës së gjyqtarit. 21-vjeçari humbet transfertën e javës së ardhshme në Kukës.

28′ Dejvi Bregu përpiqet të depërtojë në zonë, por ndalet nga Akua. Vendasit pretendojnë për penallti, por nuk është i këtij mendimi arbitri Xhaja.

25′ Të zotët e shtëpisë përgigjen me Eri Lamçjen. Mbrojtësi kontrollon bukur një top në zonë, por gjuajtja e tij është tepër e lehtë dhe nuk gjen katërkëndëshin bardheblu.

17′ Tirana ka rastin e parë të pastër për të kaluar përpara. Hoxhallari gjen në zonë Moisenë, i cili kontrollon topin dhe gjuan, por portieri Ruçi shpëton portën.

15′ Qendërsulmuesi Ede gjendet në zonë dhe përpiqet të gjejë hapësirën për të goditur, por askush nuk e ndihmon dhe mbrojtja vendase ia rrëmben topin.

13′ Minutat e para janë me ritëm të lartë dhe dyluftime të forta në mesfushë, por pa raste për shënim në portat përkatëse.

1′ Fillon loja, topin e parë e luan ekipi vendas.

Para ndeshjes

Luftëtari 2 – 1 Tirana (Lamçja 55′, Bregu 72′ / Sise 90+1′)

Luftëtari (4-4-2): Ruçi; Liçaj, Bojom, Beqiri, Zguro; Rroca (Rapo 75′), Aleksi, Mutumane, Bregu (Brahimaj 90+3′); Lamçja (Abazaj 61′), Rexhinaldo.
Trajner: Mlladen Milinkoviç

Tirana (4-3-3): Lika; Doka, Teqja, Cake, Hoxhallari; Daja, Akua, Lika (Sise 77′); Kërçiku (Halili 58′), Moise (Domgjoni 68′), Ede.
Trajner: Mirel Josa

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

KV: Bregu, Zguro, Rroca, Lamçja / Teqja

KK: Zguro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"