VIDEO/ Skënderbeu fiton miqësoren me Flamurtarin, shihni golat e ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2023 | 8:50

VIDEO/ Skënderbeu fiton miqësoren me Flamurtarin, shihni golat e ndeshjes

Skënderbeu gjen më në fund fitoren pas katër barazimeve radhazi në ndeshjet miqësore të kësaj vere. Këtë e bëri dje përballë Flamurtarit, në testin që ishte i fundit në program para startit të kampionatit, por me shtyrjen që ju bë javës së parë, tashmë gjasat janë që axhenda e korçarëve të ndryshojë sërish.

flamurtari skenderbeu

Mesfushori brazilian, Juri, dhe kosovari Rashica ndëshkuan Flamurtarin me dy gola të shpejtë në pjesën e parë. Rezultati 2-0 do të mbetej në fuqi gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa interesant ishte fakti se mesfushori Juri Merlim, në ndeshjen e parë si kundërshtar ndaj vlonjatëve, ndëshkoi këta të fundit.

NDESHJA – Trajneri Ivan Gvozdenoviç i qëndron besnik skemës 3-5-2, që duket se i jep më shumë garanci. Nga ana tjetër, një Flamurtar i rinovuar ai i Emiljano Çelës, që kërkon të reagojë pasi ka pësuar gol që në minutën e 15- të, por ndalet nga traversa dhe portieri Alia. Ndeshja nisi me Skënderbeun nën kontrollin e lojës, që mundohet të bëjë diçka më shumë se në takimet e tjera. Megjithëse dy ekipet krijojnë volum loje, rastet e pastra mungojnë. Duhet të vinte minuta e 15-të që të shihej rasti i parë, që shndërrohet në gol. Juri kombinon mirë me Gërxhon dhe pasi merr topin në hyrje të zonës, godet me të majtën dhe befason portierin Teqja.

Flamurtari reagon, por prapavija korçare është e mirëvendosur për të shmangur rrezikun. Pikërisht në momentin më të mirë të vlonjatëve, vjen edhe goli i dytë i Skënderbeut. Prençi nis një top të gjatë në kërkim të Rashicës, ndërsa Ramadani nuk kuptohet me portierin Teqja dhe në tentativë për të kthyer topin, e çon mbi duart e tij. Atje përfiton Rashica që vetëm sa e shtyn mbi vijën fatale dhe 2-0 për Skënderbeun. Pjesa e dytë është një kopje e ndeshjeve të shkuara, me Skënderbeun që bie fizikisht dhe Flamurtarin që ka mundësi për të shënuar, por nuk ia arrin dot. Goditja e brazilianit Di Estefano me kokë gjen vetëm traun e portës, ndërsa Oliveira ndalet nga portieri Alia. Mbyllet kështu me rezultatin 2-0 për Skënderbeun miqësorja e dy klubeve me shumë emër.

SKËNDERBEU 2-0 FLAMURTARI
Golat: Juri 15’, Rashica 28’

SKËNDERBEU: Alia, Gërxho, Frashëri, Prençi, Ramos, Shaqe, Rabiu, Juri, Liço, Rashica, Nikaj.
(U aktivizuan: Moses, Zenullari, Pecani, Lika, Vangjeli, Muharem).
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

FLAMURTARI: Teqja, Hasa, Ramadani, Imami, Vitija, D.Pjeshka, Vucaj, Dalanaj, Zogaj, Frenkli, Mrdja.
(U aktivizuan: Mukaj, Metani, Deliaj, Oliveira, Kondi, Di Estefano).
Trajner: Emiljano Çela 

GJYQTARË: E.Kotomelo, B.Hamzaj, J.Potka (Korçë);

(SHIH VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"