VIDEO/ Si arbitri kryesor i shpëtoi jetën futbollistit në ndeshjen Bajern-Mainz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 19:06

VIDEO/ Si arbitri kryesor i shpëtoi jetën futbollistit në ndeshjen Bajern-Mainz

Në ndeshjen Bajern-Mainz ndodhi një episod i rrallë. Gjyqtari Patrik Itrish i shpëtoi jetën lojtarit të Mainz, Xhoshua Guilavogui, i cili kishte humbur ndjenjat pas një goditjeje të pavullnetshme me një shok skuadre.

arbitri

Francezi Guilavogui, pas një përplasjeje me Thomas Muller, bie keq dhe godet me kokë gjurin e shokut të tij të skuadrës. Përplasja nuk ishte shumë e fortë, por kishte pasoja.

Mesfushori rrëzohet në tokë, arbitri e kupton menjëherë se Guilavogui është në telashe, pa ndjenja dhe me gjuhën që i pengon frymëmarrjen. Kryesori i ndeshjes ndërhyn dhe ia nxjerr gjuhën e kthyer mbrapsht, duke e lejuar të marrë frymë. Lojtari ngrihet dhe pak më pas largohet nga fusha në këmbë.

MOMENTI I NDERHYRJES SE GJYQTARIT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"