VIDEO/ Shqipëria barazon “në terr” me Arabinë Saudite, Rejën e shpëtojnë “veteranët”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2022 | 0:21

VIDEO/ Shqipëria barazon “në terr” me Arabinë Saudite, Rejën e shpëtojnë “veteranët”

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka barazuar me shifrat 1-1 ndeshjen e luajtur në Abu Dabi në terr të plotë informativ pasi ajo nuk është transmetuar dhe nuk ka pasur media në stadium që të raportojnë për të.

shqieri arabi

Në një formacion ku kishte shumë emra të kampionatit shqiptar dhe vetëm me Kastratin, Muçollin e Cikalleshin të cilët aktivizohen jashtë, kuqezinjtë janë përballur me skuadrën e  Arabisë Saudite e cila në fakt ishte me forca të plota, pasi po përgatitet për pjesëmarrjen në Botëror.

Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e përfaqësueses arabe, falë një penalltie në minutën e  42-të. Në pjesën e dytë, Reja nisi menjëherë me zëvendësimet duke aktivizuar Roshin, Balajn, Skukën, Kallakun, Rrapajn dhe Mitajn, Dhe ishin pikërisht dy veteranët kuqezinj, Roshi dhe Bakaj ata që “gatuan” menjëherë golin e barazimit, me sulmuesin i cili gjeti rrjetën në minutën e 47 të duelit.

Më pas, skuadrat kryen zëvendësime të tjera e kjo bëri që ritmi i lojës të binte. Edhe pse Shqipëria kishte disa raste, nuk ia doli të shënonte, duke bërë që dueli të mbyllej me shifrat 1-1.

ARABIA SAUDITE-SHQIPËRI 1-1

48′ Shqipëria barazon me anë të Bekim Balajt pas një kombinimi me Roshin, të dy të aktivizuar në pjesën e dytë nga trajneri Reja.

42′ Goli me penallti i Arabisë Saudite i shënuar nga Saleh Khalid Alshehri (Video nga Pano Xhixho)

Arabia Saudite: Hatan Sultan Bahbri, Ali Hadi Albulayhi, Ali Sadiq Alhassan, Abdulelah Ali Alamri, Saud Abdullah Abdulhamid, Riyadh Mohammed Sharahili, Mohammed Faraj Alyami, Haitham Mohammed Asiri, Saleh Khalid Alshehri, Abdulelah Saad Almalki.
Trajner: Herve Renard

Shqipëria: Elhan Kastrati (Gentian Selmani 45’), Erdenis Gurishta, Eneo Bitri (Stivian Janku 61’), Rudolf Turkaj (Esin Hakaj 61’), Albion Marku (Odise Roshi 45’), Esat Mala (Arinaldo Rrapaj 45’), Ardit Deliu (Ardit Toli 61’), Arbnor Muçolli (Sherif Kallaku 45’), Andi Hadroj (Mario Mitaj 45’), Sokol Cikalleshi (Bekim Balaj 45’, Lorenco Vila 78’), Redon Xhixha (Xhuliano Skuka 45’).
Trajner: Edi Reja

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"