VIDEO/ Sa shumë raste shënimi! Interi feston në “San Siro”, Turam bën heroin ndaj Benfikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2023 | 23:57

VIDEO/ Sa shumë raste shënimi! Interi feston në “San Siro”, Turam bën heroin ndaj Benfikës

Interi ka gjetur fitoren e parë në grup për këtë sezon të Champions-it, duke mposhtur Benfikën me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga francezi Turam në minutën e 62-të. 

Interi festa

Një triumf i merituar ky i skuadrës së Inzagit, që e dominoi sfidën, duke krijuar raste të shumta shënimi, teksa goditën edhe shtyllën dhe traversën me anë të Lautaro Martinez. Në këtë duel pati minuta edhe për Asllanin, i cili u hodh në fushë në minutën e 84-t, në vend të Çalhanoglu.

interiii

FT: INTER-BENFIKA 1-0

Turam 62′

KOMENTI LIVE:

90+3′ Interi nuk heq dorë nga sulmet e rrezikshme, por Lautaro Martinez, nuk arrin të shënojë sërish, duke i vendosur “kapak”, ditës jo për të. (VIDEO)

87′ Tjetër pritje spektakolare, portieri Trubin, çmend Lautaro Martinez, duke i mohuar një gol të sigurt (VIDEO)

84′ Momenti i Asllanit, Inzagi e hedh në fushë në vend të Çalhanoglu. (VIDEO)

73′ Raste flagrante për skuadrën e Interit, me Lautaro Martinez, por kapiteni ndalet nga portieri Trubin. Nuk i besojnë syve tifozët zikaltër (VIDEO) 

65′ Interi gjen edhe golin e dytë me Dimarkon, por anulohet për pozicion jashtë loje (VIDEO)

62′ GOOOL INTER 1-0/ Zhbllokohet më në fund sfida! Markus Turam kalon në avantazh zikaltrit. Pas asistit të Dumfris, francezi nuk fali brenda zonës duke përshëndetur rrjetën!  (VIDEO)

60′ E pabesueshme, Interi shënjestron sërish shtyllën, ishte po Lautaro Martinez, që i shkoi shumë pranë avantazhit, por fati nuk ishte me të (VIDEO)

55′ Tronditet traversa e Benfiksë, Interi “flirton” me golin e avantazhit. E pabesueshme çfarë humbasin zikaltrit. Lautaro i pafat, meritë e jashtëzakonshme edhe e portierit Trubin. (VIDEO)

53′ Ditë “jo” për Dumfris, holandezi nuk koordinohet do sërish siç duhet brenda zonës, duke sfumuar një tjetër mundësi të artë me kokë. (VIDEO)

51′ Mintuta të mira për Interin që ushtron presion të vazhdueshëm në portën e Benfikës, por shënjestra nuk është e duhura.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

43′ Provon edhe Barela, por gjuajtja e mesfushorit italian devijohet në këndore nga portieri Trubin (VIDEO)

41′ Zomer bën sërish heroin, portieri zvicerian shpëton Interin nga një tjetër gol i sigurt (VIDEO)

28′ Goditje dënimi për Interin, provon Dimarko, por topi ndalet nga muri.

18′ Dumfris shpërdoron një tjetër rast të artë shënimi, teksa nuk koordinohet siç duhet nga shumë pranë portës duke dalë huq. (VIDEO)

13′ Kundërpërgjigjet Benfika me Aursnes, por Zomer bën heroin, duke i mohuar një gol të sigurt miqve, teksa largoi rrezikun në këndore. (VIDEO)

11′ Shans i artë për  Interin me Dumfris, që “flirton” me golin e avantazhit, por holandezi nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, duke goditur jashtë kuadratit. (VIDEO)

4′ Interi jep sinjalin e parë të rrezikshëm, me një aksion fantastik, por Mkhitarjan nuk arrin t’i gjejë kohën topit për ta shtyrë drejt rrjetës, ndërkohë që edhe gjyqtari sinjalizon pozicion jashtë loje (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

dfsdfsddfsfdsfdsd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"