VIDEO/ Redon Xhixha shënon në ndeshjen speciale, Karabaku shpallet zyrtarisht kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 22:10

VIDEO/ Redon Xhixha shënon në ndeshjen speciale, Karabaku shpallet zyrtarisht kampion

Gol në ndeshjen speciale të zyrtarizimit të titullit kampion për sulmuesin shqiptar, Redon Xhixha, i cili la gjurmën e tij në triumfin 1-6 që Karabaku arriti ditën e sotme ndaj Kapaz.  xhixha karabak

25-vjeçarit i mjaftuan vetëm pak minuta në fushë për të tundur rrjetën. Xhixha u aktivizua në të 83-të, ndërkohë që në minutën e 88-të, arriti të shënonte golin e gjashtë për kampionët e Karabak.  

GOLI I REDON XHIXHËS: VIDEO 

Për sulmuesin shqiptar ky ishte goli i dytë në 17 ndeshje. Një titull i veçantë për ish-sulmuesin e Tiranës që u transferua te Karabak në janarin e vitit 2023. 

karabak kampion

Për herë të 11-të në histori klubi i Xhixhës arrin që të shpallet kampion i Azerbajxhanit. Edhe pse janë luajtur vetëm 28 javë kampionat, diferenca me ndjekësit e Neftçi Baku është plot 26 pikë, duke i siguruar matematikisht suksesin Karabakut, që e ka dominuar në mënyrë të frikshëm kampionatit.

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"