VIDEO / Plotësohet grupi kuqezi, Shqipëria nis stërvitjet për sfidën ndaj Hungarisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2021 | 20:52

VIDEO / Plotësohet grupi kuqezi, Shqipëria nis stërvitjet për sfidën ndaj Hungarisë

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen e parë të muajit tetor në kualifikueset e Botërorit 2022, atë që do të luajë këtë të shtunë kundër Hungarisë. Trajneri Edi Reja ka të plotë grupin e futbollistëve të grumbulluar, pavarësisht lodhjes fizike të disa elementëve apo dëmtimeve të lehta me të cilët ata i janë bashkuar grumbullimit.

kombetarja shqiperia

Ekipi është mbledhur në Durrës dhe gjatë pasdites së sotme, Reja ka drejtuar seancën e parë stërvitore, ku më shumë është punuar në fakt për rikuperimin fizik të lojtarëve që kanë luajtur në fundjavë, sesa në planin taktik për ndeshjen e kësaj fundjave.

Lojtarët që luajtën të dielën kanë qenë të fundit që i janë bashkuar ekipit, duke plotësuar grupin ku binin në sy të rikthyerit pas dëmtimeve si Veseli, Lenjani e Dermaku, ashtu si edhe Balliu, i cili kishte munguar prej dy vitesh në radhët e kuqezinjve.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"