VIDEO/ Penallti të humbura dhe gola, Flamurtari kalon në fazën tjetër nga rregulli i çuditshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 0:22

VIDEO/ Penallti të humbura dhe gola, Flamurtari kalon në fazën tjetër nga rregulli i çuditshëm

Sfida mes Flamurtarit dhe Apolonisë u mbyll në barazimin 1-1 në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off-it.

348667076_963070781706762_2956536327304468800_n

Për shkak të rregullit të vendosur, vlonjatët kalojnë në fazën tjetër për shkak se renditen në vendin e 3-të në Kategorinë e Parë. Ndeshja u zhbllokua fillimisht nga Pedro Augusto teksa po ai vetë humbi edhe një penallti.

Më pas goli i barazimit u shënua në të 63’ nga Antoni. Në minutën e 89’ Apolonia pati mundësinë e artë për të kaluar në fazën tjetër, por Asllanaj gaboi nga 11 metrat.

FLAMURTARI 1-1 APOLONIA

45’+5′ Pedro Augusto/ 63′ Antoni

NGJARJET KRYESORE

90’+7′ Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

89′ Portieri Kuka shkakton penallti dhe arrin ta presë.

76′ Repaj tërheq nga fanella Olivierën dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Tensionohet situata në fushë!

70′ Mario Gjata lë fushën me barelë pas një dëmtimi, në vend të tij futet Trifoni.

66′ Pedro Augusto gabon nga pika e bardhë e penalltisë, e dërgon topin jashtë.

63′ GOOOL APOLONIA 1-1! Pas një krosimi në zonë, Antoni shfrytëzon si duhet mundësinë duke barazuar shifrat.

62′ Oliveira gjuan drejt portës, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin.

60′ Pedro Augusto shpërdoron mundësinë e artë, nuk arrin të shënojë me portën pothuajse të boshatisur.

47′ Ribaj gjuan nga goditja e dënimit drejt portës, por Harizaj bën një pritje fantastike.

45′ Nis pjesa e dytë.

45’+5′ GOOOL FLAMURTARI 1-0! Pedro Augusto godet me të majtën potente drejt portës, duke shkundur rrjetën e Harizajt. Vlonjatët kalojnë në avantazh.

45’+2′ Gjata provon fluturimthi drejt portës, por topi shkon në duart e portierit Kuka.

45′ Akordohen 6 minuta shtesë.

39′ Beqja godet drejt portës, por topi shkon shumë pranë shtyllës dhe përfundon jashtë.

25′ Pas një krosimi në zonë, të dy brazilianët nuk arrijnë të devijojnë si duhet topin për ta dërguar në rrjetë.

18′ Beqja provon me të djathtën potente, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin.

6′ Ribaj godet drejt portës, por Harizaj bën një pritje të mirë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

FLAMURTARI: Kuka, Beqja, Liçaj, Ramadani, Vitija, Fernandinjo, Juri, Igor, Ribaj, P.Augusto, Oliveira.

Trajner: Diego Longo

APOLONIA: Harizaj, Çijoke, Ndubuisi, Rrepaj, Asllanaj, Shanaj, Orelesi, Hebeja, Omeri, Gjata, Antoni.

Trajner: Vejlko Dovedan

Gjyqtar: Eldorian Hamiti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"