VIDEO/ Paraqitjet e shkëlqyera, sulmuesi shqiptar shënon golin e 14-të në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2024 | 21:46

VIDEO/ Paraqitjet e shkëlqyera, sulmuesi shqiptar shënon golin e 14-të në kampionat

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Albion Rrahmani vazhdon me paraqitjet e shkëlqyera në elitën e futbollit rumun me fanellën e Rapidit të Bukureshtit.  

RRAHMANI

Pas dy golave e një asistimi në derbi ndaj FCSB-së në ndeshjen e kaluar, Rrahmani shënoi edhe sot ndaj Farul Constantas. 

Në minutën e 85-të sulmuesi 23-vjeçar realizoi nga penalltia në disfatën 1-2 në shtëpi ndaj Farul Constanta të George Haxhit. 

Ishte ndeshja e parë e grupit të skuadrave që po luftojnë për titull kampioni në elitën e futbollit të Rumanisë. Për Rrahmanin ishte goli i 14-të në Superligën rumune, në 16 ndeshje të luajtura. Titullarë në këtë duel u aktivizuan edhe Hasani dhe Krasniqi, por pa mundur të lenë gjurmë.  

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"