VIDEO/ Nuk lejohet dhënia e dorës, shikoni momentin kur sulmuesi i Bajernit thyen rregullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2020 | 19:49

VIDEO/ Nuk lejohet dhënia e dorës, shikoni momentin kur sulmuesi i Bajernit thyen rregullin

Sulmuesi i Bajernit Tomas Myller ka shënuar golin e parë për Bajernin e Mynihut, në ndeshjen e sotme kundër Union Berlinit, por sistemi “VAR” ia anuloi.

muller

Asisti i golit iu dha nga Serge Gnabri dhe 30 vjeçari gjerman mendoi ta falënderonte shokun e ekipit duke tokur dorën, gjë e cila në kushte normale nuk përbën ndonjë problem, ama ndryshon puna kur bëhet fjalë për kohë pandemie.

Kampionati gjerman është i pari në Europë që rifilloi futbollin ditën e djeshme, nga kampionatet e pezulluara prej koronavirusit, por një sërë rregullash strikte janë parashikuar të cilat duhet të respektohen me rigorozitet në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i lojtarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"