VIDEO/ Në vend të futbollistëve “luajnë” kuajt, stadiumi “Kastrioti” i Krujës në gjendje të mjerueshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2023 | 17:11

VIDEO/ Në vend të futbollistëve “luajnë” kuajt, stadiumi “Kastrioti” i Krujës në gjendje të mjerueshme

Lojtarët janë zëvendësuar nga kuajt. Këto pamje të trishta vijnë nga stadiumi i Krujës.Collage Maker-23-Jun-2023-05-07-PM-323 (1)
Ai është kthyer në vend ku ushqehen dhe kalojnë ditën kuajt. Nuk ka asnjë gjurmë të tapetit të fushës, vegjetacioni e ka mbuluar.

Të dëmtuara janë dhe shkallët e stadiumit. Në to janë hedhur dhe pirgje me inerte. Fusha po ju shërben këmbësorëve, pasi ju shkurton rrugën për në shtëpi. Dëshmitë e vetme që dikur ky ishte stadium janë dy porta.

Prej më shumë se 6 vjet nuk është vënë dorë dhe për pasojë ekipi i “Kastriotit” nuk luan më në këtë fushë.

Skuadra luan në fusha të qyteteve të tjera. Ekipi po braktiset dhe nga tifozët, pasi prej distancave ata po e ndjekin në gjithnjë e më pak skuadrën e zemrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"