VIDEO/ Në kufijtë e të pabesueshmes, shikoni rastin flagrant me portën e boshatisur të shpërdoruar në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2023 | 20:55

VIDEO/ Në kufijtë e të pabesueshmes, shikoni rastin flagrant me portën e boshatisur të shpërdoruar në Ligën e Konferencës

Një gafë e pabesueshme është duke bërë xhiron e rrjetit! Bëhet fjalë për ndeshjen e Ligës së Konferencës, mes Zrinjski Mostar dhe Aston Vilës e cila u mbyll me shifrat 1-1. 

zri-1

Tre pikët mund të kishin mbetur në Mostar nëse Aldin Hrvanoviç nuk do të kishte humbur një rast flagrant me portën e boshatisur, duke u bërë meme. 

Portieri i Aston Villa, Marshall donte të largonte topin, por goditi një shok të skuadrës. Topi për fat u kthye te lojtari i Zrinjskit, Aldin Hrvanoviqç i cili shkoi i vetëm në portën e zbrazët, por topi pati një trajektore të çuditshme. 

Ai goditi topin me kokë që shkoi mbi portë. Një gafë nga ana e sulmuesit në kufijtë e të pabesueshmes.   Për ta parë momentin në fjalë klikoni KËTU VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"