VIDEO/ Mrekulli e portierit të Kosovës në Premier Ligë, jep spektakël me pritjen me këmbë në vijën fatale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 20:15

VIDEO/ Mrekulli e portierit të Kosovës në Premier Ligë, jep spektakël me pritjen me këmbë në vijën fatale

Bërnli fitoi kundër Brentford me rezultatin 2-1, në takimin e vlefshëm për javën e 29-të të Premier Ligës angleze. Me këtë fitore, ekipi i Vincent Kompani, u përgjigjet rivaleve të tjerë në luftën për mbijetesë, duke treguar që skuadra e tij është ende në lojë.

bandicam 2024-03-16 18-08-40-375

Gjëja me e rëndësishme në këtë ndeshje, ishte se Kompani, zgjodhi që portën ta mbronte portieri kosovar Arijanet Muriç. Gardiani 25-vjeçar zhvilloi një ndeshje gati perfekte, ku pavarësisht golit të pësuar në minutën e 83’, pati disa momente ku arrti të shpëtoi skuadrën e tij nga golat e sigurt.

Një prej tyre ishte edhe rasti kur shoku i tij i ekipit, pasoi keq mbrapa në drejtim të kosovarit. Një pasim që gati mund të kthehej në një autogol, por Muriç ishte i vëmendshëm duke larguar topin në vijën fatale.

Momenti i ndërhyrjes së Muriç (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"