VIDEO/ Miliona euro të shpenzuara nga UEFA, superskandale në Ligën e Kampioneve të Femrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2023 | 12:35

VIDEO/ Miliona euro të shpenzuara nga UEFA, superskandale në Ligën e Kampioneve të Femrave

Liga e Kampioneve të Femrave po merr një rëndësi të madhe nga UEFA, me milionat e shpenzuara që vazhdojnë të hidhen nga organi më i lartë i futbollit në kontinent, në mënyrë që të jetë e barabartë me atë të meshkujve.

MixCollage-16-Nov-2023-12-32-PM-521

Gjithsesi niveli duket se është akoma i ulët dhe kjo u tregua në sfidën e grupeve mes Realit të Madridit dhe Çelsit, dy skuadra që njihen si gjigande.

Ajo që ndodhi gjatë këtij takimi mund të cilësohet si një superskandal, ku vajzave të Realit u dha një penallti pas një ndërhyrje jashtë zone, ndërsa disa minuta më pas një gol i Çelsit u anulua për pozicion të parregullt, edhe pse futbollistja që shënoi ishte në lojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"