VIDEO/ Megi Doçi shënon supergol dhe sfidon lojtarët e Superiores: Kush nga djemtë e Superligës e shënon më mirë se unë?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2023 | 18:08

VIDEO/ Megi Doçi shënon supergol dhe sfidon lojtarët e Superiores: Kush nga djemtë e Superligës e shënon më mirë se unë?

Megi Doçi vijon të jetë e papërmbajtshme në futbollin e femrave në Shqipëri. Futbollistja e Vllaznisë ka bërë detyrën edhe në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë ku kuqeblutë fituan me rezultatin 10-0. Tetë nga dhjetë golat e Vllaznisë i shënojë matjania, e cila nuk ka të ngopur nga java në javë.

vllaznia

Por në mesin e këtyre tetë golave është regjistruar edhe një perlë e sulmueses së Vllaznisë, e cila e ka realizuar me roveshatë  nga një distancë 17-18 metra. Me këtë gol Doçi ka hedhur dorashkën duke sfiduar edhe meshkujt e Superiores. Ka qenë vetë lojtarja që e ka ndarë supergolin me dashamirësit e futbollit, përmes një video të postuar në profilin e saj në rrjetet sociale.

Megi Doçi e ka shoqëruar videon me një koment sfidues për futbollistët e Kategorisë Superiore.

“Kush nga djemtë në Superilgë e realizon më mirë se unë…”. Kjo është pyetja sfiduese e golashënueses më të mirë të Vllaznisë dhe Kategorisë Superiore për femra në Shqipëri.

;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"