VIDEO/ Mbrëmje magjike për Myrto Uzunin pas ngjitjes në La Liga, ylli shqiptar propozon për martesë partneren… në mesin e fushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 0:15

VIDEO/ Mbrëmje magjike për Myrto Uzunin pas ngjitjes në La Liga, ylli shqiptar propozon për martesë partneren… në mesin e fushës

Mbrëmja e 27 majit të vitit 2023 do të mbetet një kujtim special për Myrto Uzunin.

Uzuni dhe Uarda

Si të mos mjaftonte shpallja kampion me Granadën, ngjitja në La Liga si dhe “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë i kampionatit, sulmuesi shqiptar, vendosi të prodhonte një tjetër “eurogol”, por kësaj here për sa i përket jetës private.  
uzuniiii555

Uzuni kishte përgatitur një plan special, teksa propozoi për martesë partneren e tij Uarda Hyseni, ne mes të fushës, duke rrëmbyer totalisht skenën në këtë mbrëmje magjike.

propozimi i Uzunit

Një moment tepër special, që është duke bërë edhe xhiron e rrjetit. 

“Uarda do të martohesh me mua”? Ishte fraza e cila u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës në fundin e ndeshjes, duke i emocionuar të gjithë.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"