VIDEO/ Liverpuli kualifikohet në transfertë me dy gola në fund të ndeshjes, nuk ka vend për Arsenalin në Kupën FA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2024 | 19:30

VIDEO/ Liverpuli kualifikohet në transfertë me dy gola në fund të ndeshjes, nuk ka vend për Arsenalin në Kupën FA

Nuk ka vend për Arsenalin në raundin 1/32 të Kupës FA.  Ndonëse luanin në shtëpi ndaj Liverpulit, të besuarit e trajnerit Mikel Arteta  kanë zhgënjyer, pasi janë mundur në “Emirates Stadium” në shifrat 2-0. Madje edhe golin e parë ata e shënuan vetë, ku në minutën e 80-të Jakub Kiviori në tentativë për të larguar topin e krosuar nga Arnold, me kokë e dërgon në rrjetën e portës së tij.  

ARSENALLL

Ndonëse “topçinjtë” u munduan shumë, mbrojtja e Liverpulit me në krye portierin Alison mbeten të pamposhtur.  Dhe kur Arsenali u hodh i gjithë për të barazuar, në minutën e pestë shtesë, me kundërsulm, Liverpuli dyfishon me Diazin dhe 2-0 për miqtë. Kështu që me këtë sukses Liverpuli i trajnerit Jygen Klop vazhdon rrugëtimin në Kupën FA, ndërsa Arsenalit i mbetet që të ndjekë “reds” vetëm në Premier Ligë

ARSENAL-LIVERPUL 0-2

Kivior 80′ (autogol), Diaz 90+5′

Goli i Diaz (VIDEO)

Goli i Liverpulit (VIDEO)

Ja formacionet zyrtare të ndeshjes:

arsenal

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"