VIDEO/ Leverkuseni i pamposhtur, skuadra e Çabi Alonsos kalon pengesën e radhës dhe shkon në +10 nga Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2024 | 21:22

VIDEO/ Leverkuseni i pamposhtur, skuadra e Çabi Alonsos kalon pengesën e radhës dhe shkon në +10 nga Bajerni

Bajer Leverkuseni vijon të jetë i pamposhtur. Skuadra e Çabi Alonsos ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Volfsburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Bundesligën gjermane.

hgfj

Goli i vetëm për vendasit u shënua nga Tela në minutën e 37′. (VIDEO)

Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Florian Virtz dyfishoi shifrat në të 86-ën. (VIDEO)

Me këtë fitore, Leverkusen shkon në kuotën e 67 pikëve, 10 më shumë se sa Bajerni i vendit të dytë.

Ndërsa Eintrakt Frankfurti mposhti Hofenhaimin me shifrat 3-1. Fraiburgu triumfoi 2-1 në transfertën me Bokumin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"