VIDEO/ Kryevepër nga jashtë zonës, Ibrahimoviçi shqiptar shënon për Bajernin ndaj Salcburgut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2023 | 21:23

VIDEO/ Kryevepër nga jashtë zonës, Ibrahimoviçi shqiptar shënon për Bajernin ndaj Salcburgut

Ka të njëjtin mbiemër me Zlatan Ibrahimoviç e pak nga pak po tregon se ka aftësi të veçanta futbollistike para portës ashtu si suedezi. Arijon Ibrahimoviç, sulmuesi 17-vjeçar shqiptar i Bajern Mynih, ka treguar sot aftësitë e tij në një miqësor ndaj Salcburgut.

bandicam 2023-01-13 20-42-13-271

Nagelsman ka grumbulluar djaloshin në fazën përgatitore që skuadra po zhvillon në Doha dhe sot i ka dhënë minuta në sfidën kundër Salcburgut, që gjithashtu po përgatitet për pjesën e dytë të sezonit në Lindjen e Mesme.

Ibrahimoviç u aktivizua në pjesën e dytë të sfidës, në minutën e 63-të, kur shifrat ishin 3-1 për Salcburgun. Ai nuk vonoi shumë që të gjente rrugën e rrjetës me një gjuajtje mjeshtërore nga jashtë zonës në minutën e 69, duke shkurtuar diferencën e duke kthyer në lojë Bajernin i cili më pas ia doli që të mbyllte miqësoren me rezultatin 4-4.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"