VIDEO/ Kosovës i mjafton goli i Rashicës, trajneri i ri i “Dardanëve” debuton me fitore në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 23:23

VIDEO/ Kosovës i mjafton goli i Rashicës, trajneri i ri i “Dardanëve” debuton me fitore në transfertë

Paraqitje dinjitoze e Kosovës në përballjen miqësore kundër Armenisë. “Dardanët” fituan takimin me shifrat 1-0 duke e nisur vitin mbarë, me një rezultat pozitiv. Autori i golit të vetëm së kësaj sfide ishte Milot Rashica në minutën e 25’ të lojës.

bandicam 2024-03-22 19-00-16-842

Debutim me fitore për trajnerin e ri të kosovarëve, Franko Foda. Gjermani e fillon aventurën e re me kombëtaren kosovare, në mënyrën më të mirë të mundshme. Testi i parë kundër Armenisë përfundoi me sukses, tani të shohim përballjen e dytë kundër Hungarisë me 26 mars.

ARMENI-KOSOVË 0-1

25′ Rashica

NGJARJET KRYESORE

90+6′ Mbyllet ndeshja në Jerevan me triumfin e “Dardanëve”

86′ Kosova tenton të shënojë edhe golin e dytë me Loshajn, por mbrojtja armene ia bllokon goditjen (VIDEO)

79′ Armenët qarkullojnë topin, po pa mundur te çajnë dot mbrojtjen kosovare

69′ Tre zëvendësime në radhët e Kosovës. Largohen Zhegrova, Muslija dhe Valon Berisha, për t’i lëshuar vendin Rrudhanit, Bytyqit dhe Idrizit

66′ Rashica e tepron, del i vetëm përballë portierit dhe tenton ta kalojë, por nuk ia arrin (VIDEO)

61′ Rashica godet me të parën, me një diagonale që përfundon jashtë kuadratit (VIDEO)

51′ Krosim i mirë nga krahu i majtë për Muriqin, i cili godet me kokë por nuk shënon (VIDEO)

46′ Starton pjesa e dytë, pa ndryshime nga të dy ekipet

45+2 Mbyllet pjesa e parë, Kosova në avantazh falë golit të Rashicës

32′ Rasti i parë për armenët, një krosim i bukur nga krahu i majtë por goditja me kokë e Spartsian është e pasaktë (VIDEO)

25′ GOOOOOOOL KOSOVA! Rashica zhbllokon sfidën në Jerevan (VIDEO)

20′ Rashica futet bukur nga krahu i majtë i zonës, pason për Muriqin, por ky i fundit e dërgon topin jashtë (VIDEO)

14′ Muriqi çon topin në rrjetë, por gjyqtari e anulon golin e për pozicion jashtë loje (VIDEO)

1′ Starton ndeshja në Jerevan

kosova

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"