VIDEO/ Konferenca e Murinjos bëhet virale në rrjet, miliona klikime për një deklaratë: Nuk më lanë të fitoja një trofe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 10:23

VIDEO/ Konferenca e Murinjos bëhet virale në rrjet, miliona klikime për një deklaratë: Nuk më lanë të fitoja një trofe

Zhoze Murinjo di të bëhet protagonist në media dhe askush më shumë se ai, nuk krijon polemika në konferencat e shtypi para apo pas ndeshjeve të skuadrës së tij. Pak ditë më parë, Murinjo doli në një konferencë të organizuar nga UEFA dhe foli për finalen e Ligës së Europës.

murinjo

I pyetur nga gazetarët për lidhjet me klubet e tjera, Murinjo zbuloi se ka ruajtur lidhje me të gjitha klubet me përjashtim të Totenhem. “Vetëm me Totenhem nuk e kam lidhjen e ngushtë. Ndoshta se ishin stadiumet bosh për shkak të Covid, ndoshta sepse Z. Levi nuk më la që të luaja në finale dhe të fitoja një trofe”, shprehet Murinjo.

Kjo video është publikuar në “Twitter” nga Sky Sport dhe ka thyer rekorde, duke arritur në shifrën e 3,5 milionë klikimeve. Murinjo fitoi Ligën e Konferencës me Romën sezonin e shkuar dhe këtë vit është në finalen e Ligës së Europës ku përballë do të ketë Seviljan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"