VIDEO/ Katastrofë në Vlorë! Flamurtari fundoset në të Dytën, ngjitet Tërbuni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2021 | 23:59

VIDEO/ Katastrofë në Vlorë! Flamurtari fundoset në të Dytën, ngjitet Tërbuni

 Flamurtari bie në Kategorinë e Dytë. Vlonjatët janë mposhtur në finalen e “Play-Out” nga Tërbuni, duke u rrëzuar kështu një kategori më poshtë, ndërkohë që nga ana tjetër pukjanët rikthehen kështu në Kategorinë e Parë pas një sezoni mungesë.

pjimage (54)

Në “Elbasan Arena” ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, që kërkonin me ngulm golin e avantazhit, por nuk ia dolën të gjejnë dot, as pas 120 minutave lojë. Skuadra fituese do të zgjidhej nga penalltitë, aty ku Tërbuni ishte më i saktë, duke shënuar në të pesta gjuajtjet, ndërsa për Flamurtarin humbi gjuajtjen e fundit Andi Ribaj.

Një tronditje kjo për Flamurtarin, që pasi u rrëzua një sezon më parë nga Kategoria Superiore në të Parën, tashmë e shikon veten akoma më poshtë, duke u fundosur në Kategorinë e Dytë.

Penalltitë:

Flamurtari: Diamanti shënon, Balilaj shënon, Kreshpa shënon, Moçka shënon, Ribaj e humbet

Tërbuni: Miloti shënon, Zagani shënon, Metani shënon, Keko shënon, Mezini shënon

FT| FLAMURTARI-TËRBUNI 0-0 (4-5 pas penalltive)

Pas 120 minutave lojë, asnjëra prej skuadrave nuk ka arritur të gjejë golin dhe në këtë mënyrë i drejtohen penalltive.

Ndeshja shkon në shtesë!

FORMACIONET ZYRTARE:

Flamurtari: Moçka, Ballaj, Diamanti, Aliaj, Metani, Ribaj, Kreshpa, Mukoj, Balilaj, Aliaj, Qarri.

Tërbuni: Demi, Metani, Hithi, Mezini, Keko, Gjoka, Miloti, Zagani, Cokaj, Kaloshi, Baholli.

LIST

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"