VIDEO/ Kapiteni i ri i Kombëtares, shikoni çfarë ka bërë Roshi në debutimin me fanellën kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2018 | 20:28

VIDEO/ Kapiteni i ri i Kombëtares, shikoni çfarë ka bërë Roshi në debutimin me fanellën kuqezi

Odise Roshi do të jetë kapiteni i Kombëtares në miqësoren e ditës së nesërme ndaj Norvegjisë. Edhe pse në moshën 26-vjeçare, djaloshi nga Fieri rezulton me numrin më të madh të ndeshjeve në ekipin Kombëtar.

roshi

Debutimin e tij të parë me fanellën kuqezi, ai e bëri më 7 tetor të vitit 2011, teksa vuri në vështirësi portierin Hugo Loris me një predhë nga distanca. Në atë takim Shqipëria u mposht me rezultatin 3-0, ndërsa Roshi e nisi ndeshjen si titullar, duke qëndruar në fushë për 90 minuta. Mesfushori fierak numëron 46 ndeshje me fanellën kuqezi dhe 12 me Kombëtaren Shpresa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"