VIDEO/ Juxhin Xhaja nuk bëhet protagonist, njihuni me moviolën e Laçi-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2023 | 19:54

VIDEO/ Juxhin Xhaja nuk bëhet protagonist, njihuni me moviolën e Laçi-Partizani

Në ndeshjen e djeshme mes Partizanit dhe Laçit gjykoi Juxhin Xhaja, teksa në VAR ishte Eldorjan Hamiti.

bandicam 2023-11-01 13-58-41-941

22’ Rrapaj mësyn drejt zonës dhe pasi jep një vertikalizime për Mensah, pëson një faull. Xhaja nuk e ndalon lojën dhe lë avantazhin, teksa më pas Mensah del përballë Dajsinanit, por kapet jashtë loje. Kishte dyshime për pozicionin e faullit ndaj Rrapajt, por pamjet tregojnë se ishte jashtë zone. (VIDEO)

54’ Mehmeti ndërhyn ndaj Manellarit, që e lëshon topin para. Më së shumti është një prerje rruge e Mehmetit, që nuk orientohet për faull. Edhe nëse ky rast do të kishte elemente të një ndërhyrjeje të parregullt, nuk do të ishte penallti, sepse kontakti ka ndodhur jashtë zone.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"