VIDEO/ I përlotur pasi doli nga gjykata, Kampioni i Botës shpallet i pafajshëm nga akuzat e përdhunimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2023 | 18:54

VIDEO/ I përlotur pasi doli nga gjykata, Kampioni i Botës shpallet i pafajshëm nga akuzat e përdhunimit

Benzhamin Mendi mund të marrë frymë qetësisht. Ish-futbollisti i Mançester Sitit, Kampion Bote me Francën në vitin 2018, mund të mendojë që të kthehet në fushat e lojës, pasi për herë të dytë, gjykata e ka shpallur të pafajshëm për akuzat për përdhunim që i shkatërruan karrierën.

benchamin mendi

Futbollist i cili është larg fushave të lojës që nga vjeshta e vitit 2021 pas arrestimit dhe akuzave të njëpasnjëshme për përdhunim, sot fitoi gjyqin e dytë me akuzat për përdhunim, pasi në janar një gjykatë e kishte shpallur të pafajshëm për akuzat nga 7 femra të ndryshme.

Edhe sot, pas tre orëve seancë, ai u shpall i pafajshëm pas rishikimit të çështjes për 2 nga këto raste dhe nuk mbajti dot lotët teksa u dha vendimi që i jep fund kalvarit të tij. Mendi nuk pranoi të fliste për mediat, përveç një falënderimi për Zotin, ndërsa ishte dukshëm i emocionuar teksa largohej nga gjykata në Çester.

PANORAMASPORT.AL