VIDEO/ Goli i dytë brenda javës, sulmuesi i harruar nga Silvinjo vazhdon të shënojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 20:41

VIDEO/ Goli i dytë brenda javës, sulmuesi i harruar nga Silvinjo vazhdon të shënojë

Xhakomo Vrioni duket se e ka nisur mjaft mirë vitin 2024 duke u bërë protagonist me skuadrën e  Nju Inglënd në MLS. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, ka shënuar sot golin e dytë të kësaj jave, këtë herë në ndeshjen ndaj Sinsinatit.

vrioni

Vrioni kishte shënuar në mesjavë ne Champions Cup, Ligën e Kampioneve të Amerikës Qendrore dhe të Veriut, duke ndihmuar skuadrën të vazhdonte më tej në këtë turne.

Sot, ai shkurtoi diferencën në 2-1 në takimin e MLS ndaj Sinsinatit, me një gol me “dhunë” duke fituar topin në gjysmëfushën kundërshtare e duke shënuar me një gjuajtje në kufijtë e zonës.

Ky ishte goli i parë i sezonit, në ndeshjen e tretë që sulmuesi shqiptar ka luajtur në këtë edicion me fanellën e ekipit të tij.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"