VIDEO/ Gol në minutën e 100-të, Nikqi i dhuron fitoren drithëruese Tiranës përballë Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2023 | 0:01

VIDEO/ Gol në minutën e 100-të, Nikqi i dhuron fitoren drithëruese Tiranës përballë Kastriotit

Tiranën mposhti në transfertë Kastriotin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

jd hjdd

Pas shumë vuajtjeve bardheblutë arritën të fitonin në limitet e fundit të ndeshjes falë golit të Nikqit të shënuar në minutën e 100′. Gjatë sfidës ata patën raste shumë të mira, por më i arti ishte penalltia e humbur nga Hasani. Nga ana tjetër Kastrioti u përpoq deri në fund të dilte me të paktën 1 pikë nga kjo sfidë, por nuk ja dolën. Gjithashtur portieri Sali bëri disa pritje të mrekullueshme duke ndalur shumë herë Tiranën kryesuese.

Me këtë fitore Tirana ruan vendin e parë dhe shkon në kuotën e 40 pikëve, ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e 10-të me 20 pikë.

KASTRIOTI 0-1 TIRANA

100′ Nikqi

NGJARJET KRYESORE

100′ Mbyllet sfida!

100′ GOOOL TIRANA 0-1! Nikqi shënon dhe i dhuron fitoren ekipit të tij.

90’+5′ Hila nuk arrin të godasë në afërsi të portës, topi del jashtë fushës.

90′ Akordohen 9 minuta shtesë.

88’ Prenkoçeviç rrëzohet në tokë pas një përplasje, largohet nga fusha me barelë. Stojanoviç ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të protestës.

86’ Hasani provon me të majtën potente nga jashtë zonës, por topi shkon në duart e Salit.

83’ Largohet Mehmeti në vend të tij hyn Mihana.

83’ Sali grushton padashje Nikqin në zonë, ky i fundit rrëzohet në tokë.

79’ Aleksi dhe Çela ndëshkohen me karton të kuq.

78’ Çela i vendos duart Hasanit, nxehen gjakrat në fushë.

73’ Rami lë fushën e lojës, në vend të tij hyn Arapi

72’ Patrik largohet nga sfida, zëvendësohet nga Berisha

70’ Deliu gjuan nga kufijtë  e zonës me të djathtën e tij potente, por Sali bën sërish një pritje fantastike.

67’ Largohen Rexhinaldo dhe Zogaj, në vend të tyre futen Prenkoçeviç dhe Çela.

65’ Hasani harkon drejt zonës, por aty ndodhet Onanuga i cili largon rrezikun.

61′ Largohet nga loja Regi Lushkja, në vend të tij hyn Hila.

58’ Tërheq nga bluza Ramin, Rimal Haxhiu ndëshkohet me karton të verdhë.

56’ Greca avancon përpara dhe godet me të majtën, por topi shkon jashtë fushës.

53’ Haxhiu kroson drejt Najdovskit, ky i fundit godet me kokë, por gabon shënjestrën pasi topi shkon mbi traversë.

48’ Hasani pason drejt Nikqit, ky i fundit bëhet gati të godasë por Stojanoviç ndërhyn saktë dhe i largon topin nga këmbët.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45’+1′ Bedri Greca provon me të djathtën nga distanca, por topi shkon mbi traversë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43’ Karakaçi gjuan nga goditja e këndit, por Bekaj e parashikon saktë dhe e grushton.

42’ Greca kroson në zonë, por Najdovski e largon topin.

34’ Hasani godet nga goditja e dënimit, por topi fluturon mbi traversë.

32’ I gjuan me top Hasanit, Rami ndëshkohet me karton të verdhë.

25’ Përgjoni godet drejt portës, por Kodra ndërhyn saktë dhe largon rrezikun.

23′ Regi Lushkja gjuan nga goditja e dënimit, por topi është shumë i fortë dhe shkon drejt e në duart e portierit Sali.

17′ Feston pritjen e penalltisë, Emiljano Çela ndëshkohet me karton të verdhë.

16′ Florent Hasani gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Sali bën mrekullinë duke pritur topin.

13’ Juxhin Xhaja shkon tek VAR-i dhe kontrollon pasimin e Hasanit që mund të ketë prekur dorën e Selmanit. Arbitri akordon 11 metërsh.

9’ Onanuga nis kundërsulmin dhe ia pason topin Grecës, ky i fundit kroson për Rexhinaldon, por Bekaj ndërhyn shpejt duke grushtuar topin.

6’ Deliu ka gjuajtur topin drejt fytyrës së Najdovskit, por nuk ka asgjë serioze.

1′ Nis dueli në Kamëz!

FORMACIONET ZYRTARE

KASTRIOTI; Sali, Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami, Onanuga, Karakaçi, Zogaj, Mehmeti, Greca, Rexhinaldo;

Trajner: Emiljano Çela

TIRANA; Bekaj, Haxhiu, Najdovski, Behiratçe, Përgjoni, Deliu, Aleksi, Lushkja, Hasani, Nikqi, Patrik;

Trajner: Orges Shehi

fjjffn

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"