VIDEO/ Fituan derbin, shihni festën e shfrenuar të dy sulmuesve të Milanit para DJ… interist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2022 | 18:37

VIDEO/ Fituan derbin, shihni festën e shfrenuar të dy sulmuesve të Milanit para DJ… interist

Milani, pasditen e së shtunës arriti të triumfojë në derbin ndaj Interit me përmbysje me rezultatin 1-2 falë dy-golëshit të Olivier Zhirusë.

bandicam 2022-02-07 10-00-19-157

Për këtë futbollistët e kuqezinjve nuk e kanë ndalur festën, ku pas asaj në fushën e blertë ishte fillimisht Zlatan Ibrahimoviç, i cili fillimisht festoi si DJ në një nga klubet e natës në Milano, më pas ishte radha e dy sulmuesve të Milanit, heroit të derbit, Olivier Zhirusë dhe Aleksis Salemakers.

Ku shihen në video duke festuar dhe duke shkruar në rrjetet sociale:

“Kur sapo ke humbur një derbi dhe do të duhesh të bësh DJ për futbollistët e Milanit”.

Një festë e shfrenuar për lojtarët e “Djallit”, ku mbrëmjen e së mërkurës do të përballen ndaj Lacios në stadiumin “San Siro”, e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Italisë në orën 21:00.

PANORAMASPORT.AL