VIDEO/ Fitore spektakolare për Flamurtarin, dominon me pesë gola Dinamon në “Selman Stërmasi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2022 | 23:59

VIDEO/ Fitore spektakolare për Flamurtarin, dominon me pesë gola Dinamon në “Selman Stërmasi”

Flamurtari duket se ka harruar startin e dobët të sezonit dhe ka marrë një tjetër fitore në kampionat, kësaj radhe duke i dhënë një leksion Dinamos brenda në “Selman Stërmasi”.

flamurtari

Në sfidën e fundit të javës së shtatë të Kategorisë së Parë, vlonjatët i shënuan plot pesë herë “Nëndetëses”.

Me këtë fitore Flamurtari barazon Dinamon në krye të renditjes, por vlonjatët përfitojnë nga golavarazhi për të qenë e para.

FT | DINAMO 1-5 FLAMURTARI

Denison (p) 40′ / Pjeshka 26′, Xhonatan 30′, 45+1′, Iakoveli 90+2′, 90+5′

MOMENTET KRYESORE TË NDESHJES –

-GOLI I DYTË I IAKOVELIT

-GOLI I PARË I IAKOVELIT

-GOLI I XHONATAN

-GOLI ME PENALLTI NGA DENISON

-GOLI I DENIS PJESHKËS

-FLAMURTARI PRETENDON PËR PENALLTI

-RASTI I LIÇAJT

-RASTI I HUMBUR NGA DENIS PJESHKA

FORMACIONET ZYRTARE –

DINAMO – Simoni; Fetaj, Dikson, Mija, Allmuça; Daja, Smaçi, A.  Marku, Danaj; Denison, T. Marku. Trajner: Nevil Dede.

FLAMURTARI – Moçka; Qarri, Bicaj, Pjeshka, Ramadani; Liçaj, De Oliveira, Silue, Flores; Fernando, Xhonatan. Trajner: Marselo Troisi.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Silvio Dyrmishi (Elbasan)

Asistent i parë – Denis Agaraj (Tiranë)

Asistent i dytë – Emigers Ganxhi (Elbasan)

Arbitër i katërt – Erjon Bylykbashi (Elbasan)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"