VIDEO/ Fitoi dhe qendron i pamposhtur, shihni momentin sesi Florian Marku provokon gjatë duelit boksierin francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2021 | 14:21

VIDEO/ Fitoi dhe qendron i pamposhtur, shihni momentin sesi Florian Marku provokon gjatë duelit boksierin francez

Florian Marku mbrëmjen e djeshme ka triumfuar sërish duke mposhtur pas 8 raundeve, francezin Jorik Luiseto.

florian marku

Boksieri shqiptar mbetet sërish i pamposhtur në ringun profesionist teksa ka regjistruar fitoren e tij të 10 duke e çuar në 11 serinë e dueleve pa pësuar ende humbje.

Ky duel u zhvillua në mitikun “Wembley”, ku Marku mposhti 33-vjeçarin francez, i cili kishte 11 fitore dhe 2 humbje në karrierën si profesionist.

Gjatë kësaj ndeshjeje interesant ishte ku në raundin e pestë, Florian Marku provokon kundërshtarin e tij pas një grushti të marrë në nofull dhe boksieri shqiptar provokon me gjeste që nuk ka ndodhur asgjë dhe provo sërish. Një gjest që u bë menjëherë viral.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"