VIDEO/ Fagu gjen fitoren e parë si trajner në Superiore, derbi i çmendur i buzëqesh Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 23:54

VIDEO/ Fagu gjen fitoren e parë si trajner në Superiore, derbi i çmendur i buzëqesh Tiranës

Tirana ka fituar me shifrat 3-2 një derbi shumë të bukur ndaj Dinamos, duke i dhuruar trajnerit Erbim Fagu fitoren e parë në Superiore në pankinën bardheblu. Një sukses i dyfishtë pasi sjell edhe shkëputjen në renditje ndaj rivalëve kryeqytetas, në ndjekje të nëj vendi në katërshen e parë të kampionatit.

tirana

Ndeshja në fakt foli për dinamovitët të cilët dominuan në lojë dhe raste që në minutat e parë të duelit. Por Tirana shënoi dy herë shpejt me Nikqin dhe Latifin, duke ndëshkuar çdo gabim në prapavijën e bluve. Këta të fundit nuk u dorëzuan dhe provuan që të kalonin Kozin, vendimtar me pritjet e tij.

Ai u desh të dorëzohej ndaj dy gjuajtjeve të Qefaliajt në pjesën e dytë të sfidës, që barazuan rezultatin dhe bënë ndeshjen më të ethshme. Por një goditje në kufijtë e zonës e Jonuzit ktheu përsëri Tiranën në avantazh, për një rezultat 3-2 që e mbrojti deri në vërshëllimën përfundimtare.

TIRANA-DINAMO 3-2
7′ Nikqi, 18′ (p) Latifi, 79′ Jonuzi / 69′, 76′ Qefalija

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 të Tiranës.

90’+2’ Jaku aktivizohet në vend të Lushkjes në minutat e fundit.

90’+1’ Vila ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Lushkjes.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Behiratçe ndal një kundërsulm të shpejtë të Patritk duke bllokuar pasimin drejt Nikqit i cili ishte i vetëm para portës.

87’ Harkim nga e djathta në shtyllën e dytë për Vilën, Kozi kupton gjithçka dhe mbërthen sferën.

85’ Karramba hyn në fushë në vend të Qefaliajt në radhët e Dinamos.

83’ Qefalija ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Patrik.

83’ Latifi i lë vendin në fushë Patrik në radhët e Tiranës.

79’ GOOOL TIRANA! Bardheblutë gjejnë golin me një gjuajtje të Jonuzit nga jashtë zonës për t’u kthyer përsëri në avantazh. (VIDEO)

77’ Najdovski aktivizohet në vend të Abazajt në radhët e Tiranës.

76’ GOOOL DINAMO! Pas një pasimi të Markut nga e djathta, Qefalija me një goditje fluturimthi mposht përsëri Kozin. (VIDEO)

74’ Kozi ndëshkohet me karton të verdhe për vonesa loje.

73’ Gjuajtje e Qefaliajt, topi shkon jashtë, ngjitur me shtyllën në të majtë të Kozit.

69’ GOOOL DINAMO! Pas një goditje nga këndi, Qefalija gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe përfundon në rrjetë. (VIDEO)

68’ Denison shfaqet në zonë dhe lëshon një gjuajtje të fortë, Kozi grushton dhe çon topin në këndore. (VIDEO)

66’ Abazaj merr vetë topin në një kundërsulm dhe gjuan nga jashtë zonës, Sali pret lehtësisht.

63’ Harkim perfekt i Abazajt nga e djathta, Latifi gjuan me kokë por Sali i përgjigjet i vëmendshëm. (VIDEO)

59’ Një harkim nga e djathta e sulmit të Dinamos gjen Behiratçen në shtyllën e dytë, ku ai gjuan por gjen përgjigjen e Kozit, ndërsa më pas Lulaj largon sferën. (VIDEO)

58’ Edhe Kaçorri ndëshkohet me karton të verdhë pasi duke tentuar roveshatë godet Nikqin në zonën bardheblu.

57’ Karton i verdhë për Deliun pas një faulli në mesfushë.

54’ Në zhvillimin e një goditje këndi, Kaçorri ia del të gjuajë më kokë, por nuk gjen portën e Kozit. (VIDEO)

52’ Denison hyn në zonë dhe tenton të gjejë hapësirë për të gjuajtur, mbrojtësit i largojnë sferën në momentin vendimtar.

52’ Top i gjatë në të majtën për Vilën, gjuajtja e tij me kokë nuk gjen portën. (VIDEO)

51’ Pas goditjes nga këndi, Behiratçe me kokë gjuan por nuk gjen portën.

50’ Goditje dënimi ballore tokazi e Hoxhës, Kozi devijon në këndore. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime mes skuadrave.

45’+2’ Pjesa e parë mbyllet me shifrat 2-0 për Tiranën.  

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Provon edhe Behiratçe me një gjuajtje brenda zonës bardheblu, fiton vetëm një këndore pasi sfera devijohet jashtë.

43’ Latifi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Markut.

42’ Lorran provon direkt portën, Kozi i përgjigjet përsëri saktësisht duke larguar sferën. (VIDEO)

41’ Denison ndalet në mënyrë të parregullt nga Përgjoni pas një aksioni në të djathtën dhe kërkon penallti por Jorgji me të drejtë akordon vetëm faull jashtë zonës. (VIDEO)

37’ Dinamo është ajo që ka dominimin në mbajtjen e topit ndërsa Tirana kënaqet edhe me hapësirat që i krijohen për kundërsulmet e shpejta.

31’ Marku nga e djathta harkon për Zabërgjën, gjuajtja me kokë e tij nuk ka shënjestrën e duhur dhe shkon larg portës.

28’ Denison provon nga jashtë zonës me një gjuajtje të befasishme, Kozi devijon përsëri jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

27’ Kozi grushton një goditje dënimi të krosuar në zonë, më pas sfera harkohet nga Qefalija për Kaçorrin i cili në shtyllën e dytë nuk gjen portën. (VIDEO)

26’ Mici ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

21’ Kaçorri gjen Denison në zonë, gjuajtja e këtij të fundit ndalet përsëri nga Kozi. (VIDEO)

18’ GOOOL TIRANA! Latifi shënon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

17’ Penallti për Tiranën! Latifi driblon këdo që i del para dhe në zonë ndalet nga një ndërhyrje e gabuar e Qefaliajt. (VIDEO)

12’ Një harkim nga e majat e sulmit të Dinamos gjen Markun në shtyllën e dytë, gjuajtja e tij me kokë kalon mbi traversë. (VIDEO)

11’ Tjetër aksion i bardhebluve nga e djathta, Haxhiu harkon në qendër për Latifin i cili fiton kohën dhe gjuan me kokë, por nuk gjen portën. (VIDEO)

7’ GOOOL TIRANA! Aksion i shpejtë i bardhebluve me Abazajn i cili pason në qendër për Nikqin, ku ky i fundit nuk gabon me një zhytje në zonë duke çuar topin me kokë në rrjetë. (VIDEO)

3’ Denison provon me një gjuajtje të fortë në kufijtë e zonës, Kozi përgjigjet duke larguar sferën nga këtërkëndori i tij. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Kozi, Mici, Lulaj, Abazaj, Jonuzi, Lushkja, Latifi, Haxhiu, Përgjoni, Deliu, Nikqi

Trajner: Erbim Fagu

DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Zabërgja, Kaccori, Denison, Behiratce, Qefalija, Smacci, Lorran, Vila

Trajner: Dritan Mehmeti

212121523123

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"