VIDEO/ E pabesueshme çfarë ndodh në “San Siro”, tifozët e Interit këndojnë në kor këngën “Pioli is on fire”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 23:10

VIDEO/ E pabesueshme çfarë ndodh në “San Siro”, tifozët e Interit këndojnë në kor këngën “Pioli is on fire”

Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në shkallët e “San Siros”, gjatë ndeshjes që Interi barazoi kundër Kaljarit me shifrat 2-2.

bandicam 2024-04-14 22-58-38-623

Ultrasit e skuadrës zikaltër, të quajtur ndryshe “Curva Nord”, kanë kënduar në kor këngën e famshme të trajnerit të Milanit, Stefano Pioli. Kënga “Pioli is On Fire” ka disa vite që është bërë e famshme nga milanistet, më saktë që kur Milani fitoi titullin kampion nën drejtimin e teknikut italian.

Është e paqartë përse e kanë bërë, por gjasat janë që është si një tip tallje kundër rivalëve të tyre, duke qenë se “djalli” nuk ka pasur shumë rezultate të mira këto kohët e fundit. Interistët duket se kanë nisur thumbimet për derbin e 22 prillit, ku Interi në rast triumfi do të shpallej zyrtarisht kampion i Serisë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"