VIDEO/ E lehtë për Liverpulin, likujdon Lestërin dhe vazhdon luftën për titull me Totenhemin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 21:51

VIDEO/ E lehtë për Liverpulin, likujdon Lestërin dhe vazhdon luftën për titull me Totenhemin

Liverpuli siguroi fitoren e gjashtë në këtë sezon duke mposhtur me rezultatin 3-0 Lestërin në “Anfild Road”. Edhe pse pritej një takim i vështirë për “të kuqtë”, skuadra e Jurgen Klop diti të merrte maksimumin ndaj “Dhelprave”.
jota
Skuadra nga “Merseyside” e gjeti veten në avantazh me ndihëm e mbrojtësit të Lestërit, Xhoni Evans, i cili realizoi autogol në minutën e 21-të. Më pas portugezi Diogo Jota dyfishoi shifrat në minutën e 41-të.

Miqtë pretenduan për penallti kur Zhoel Matip kontrolloi topin me dorë, por për gjyqtarin nuk pati asgjë për të dhënë. Në fund, Firminjo vulosi përfundimisht fitoren me golin e tretë. Pas kësaj fitoreje, Liverpuli barazon me pikë Totenhemin kryesues, por londinezët kanë golavarazh më të mirë.

FT| LIVERPUL-LESTËR SITI 3-0
Evans 21′, Jota 41′, Firminjo 86′ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"