VIDEO/ Diego Longo debuton me fitore, Flamurtari mposht Orikun në derbi dhe vijon rrugën drejt kreut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2023 | 23:55

VIDEO/ Diego Longo debuton me fitore, Flamurtari mposht Orikun në derbi dhe vijon rrugën drejt kreut

Flamurtari ka mposhtur në derbin e Vlorës, Orikun në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë.

339645377_473633558235486_8558928339183502984_n

Ka mjaftuar një eurogol nga Pedro Augusto në minutën e 75-të për të vulosur fatin e sfidës.

Kështu edhe trajneri i Flamurtarit, Diego Longo ka debutuar me fitore duke e dërguar ekipin në kuotën e 38 pikëve, 3 pikë më pak se Skënderbeu i vendit të parë.

Ndërsa Oriku mbetet në vendin e 12-të me 21 pikë.

ORIKU 0-1 FLAMURTARI

75′ Pedro Augusto

GOLI I PEDRO AUGUSTOS

FORMACIONET ZYRTARE:

ORIKU: Muho, Gjoka, Xheferson, Dos Santos, Zholi, Deliaj, Kasaj, Dede, Tiub, Barbosa, Batista.
Trajner: A. Rustemi

FLAMURTARI: Kuka; Qarri, Beqja; Pjeshka, Disha, Juri, Bylykbashi, Fernando, Xhonatan, Mensah, Pedro
Trajner: D. Longo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"