VIDEO/ Dëshira e Interit nuk mjafton, Mançester Siti fiton Champions dhe plotëson tripletën historike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2023 | 0:18

VIDEO/ Dëshira e Interit nuk mjafton, Mançester Siti fiton Champions dhe plotëson tripletën historike

Mançester Siti ka fituar Ligën e Kampioneve për edicionin 2022-2023 duke mundur në finale me shifrat 1-0 Interin. Skuadra e Guardiolës ia doli kësisoj të siguronte trofeun që ndiqte prej shumë kohësh, duke plotësuar tripletën e famshme pasi kjo shoqëron titullin kampion dhe Kupën FA.

mancester siti

 

Në një ndeshje ku kishte emocione dhe ku zikaltrit “prishën” makinerinë thuajse perfekte te Guardiolës, rastet munguan në pjesën e parë.  Diferencën e bëri goli i vetëm i shënuar nga Rodri në pjesën e dytë të ndeshjes. Zikaltrit goditën traversën e më pas Lukaku shpërdoroi disa mundësi të mira për barazimin.

Në fund ai gol rezultoi vendimtar për t’i dhënë “qytetarëve” trofeun e shumëkërkuar, në tentativën e dytë në finale për këtë klub brenda tre vitesh.

MANÇESTER SITI-INTER 1-0
68′ Rodri

WhatsApp Image 2023-06-10 at 11.13.22 PM

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Mançester Sitit.

90’+6’ Harkim në zonë nga një goditje këndi, Ederson bën mrekullinë dhe shmang golin e barazimit.

90’+3’ Edhe Ederson ndëshkohet me të verdhë për vonesa loje.

90’+3′ barela nga jashtë zonës nuk ka shënjestrën për të gjuajtur në portë.

90’+2’ Karton i verdhë për Onana dhe Haland të cilët po ngacmonin njëri-tjetrin në një rivënie fundore.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Sulmuesi belg tenton vetë me një tjetër diagonale para Ederson, pa gjetur katërkëndorin.

88’ Mundësia e artë e Interit për barazimin, Gosens pason topin për Lukakun i cili gjuan por ndalet nga Ederson.

84’ D’Ambrosio dhe Mkhitarjan hyjnë në fushë e lojës në vend të Darmian dhe Çallhanollu.

82’ Lukaku ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në sulm.

82’ Stouns i dëmtuar i lë vendin Uoker te Siti.

80’ Barela tenton vetë nga distanca, sfera kalon mbi traversë pa shqetësuar Ederson.

77’ Foden niset i vetëm në qendër, por gjuajtja e tij ndalet para Onana i cili shmang golin e dytë.

74’ Inzagi bën zëvendësim të dyfishtë duke larguar Bastoni e Dumfris, për të aktivizuar Gosens e Bellanova.

72’ Lukaku provon vetë me një gjuajtje nga e djathta, Ederson pret në dy kohë.

71’ TRAVERSË! Zikaltrit i afrohen shpejt barazimit kur pas një topi në zonë Dimarko gjuan me kokë por godet traversën e me tentativën e dytë, gjen Lukakun i cili ndalon topin që po shkonte drejt portës.

68’ GOOOL MANÇESTER SITI! Aksion i gjatë i anglezëve me qarkullimin e topit pranë zonës, sfera shkon te Rodri i cili gjuan dhe gjen rrjetën.

64’ Disa minuta të Interit në kontroll të lojës sjellin kundërsulmin e anglezëve me dyshen Silva-Stouns, por ky i fundit sheh harkimin e tij të devijohet jashtë nga Bastoni.

59’ Kundërsulmi në krahun tjetër sheh Barelën të ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar për të ndalur Foden.

58’ Një pasim i gabuar mbrapa i jep mundësinë Lautaros të shfaqet para Ederson, por gardiani I Siti i bllokon përsëri rrezen e portës.

57’ Xheku shfaq probleme fizike dhe kërkon zëvendësim, në vend të tij hyn në fushë Lukaku.

53’ Çalhanollu tenton portën nga jashtë zonës, mbrojtësit bllokojnë gjuajtjen e turkut.

50’ Minuta të tensionuara këto me lojtarët e të dy skuadrave që nuk kursehen me ndërhyrje të gabuara.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime të tjera në radhët e dy ekipeve.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me barazimin 0-0.

45’+1’ Akanzhi provon lavdinë personale më një gjuajtje nga distanca, pa gjetur katërkëndorin e portës.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Siti ka iniciativën në këto minuta, me Foden i cili i ka dhënë menjëherë shpejtësi manovrës.

37’ De Bryjn nuk mund të vazhdojë më dhe lë fushën e lojës i dëmtuar, në vend të tij hyn Foden.

30’-31’ De Bryjn ka probleme fizike dhe detyrohet të marrë ndihmën e mjekëve. Belgu kthehet përsëri në fushë, por Guardiola nxjerr në nxemje Foden.

29’ Provon edhe De Bryjn nga jashtë zonës, Onana është përsëri në pozicion.

27’ Haland shfaqet më në fund para Onana dhe lëshon një gjuajtje drejt portës, por diagonalja e tij ndalet nga portieri kamerunas.

22’ Protesta të zikaltërve pas një faulli të Gyndogan ndaj Dimarkos, që kalon pa u ndëshkuar nga kryesori Marciniak.

19’ Tjetër sulm i shpejtë i Interit me Dimarkon, kombinimi i tij me Lautaron bën që Brozoviç të shfaqet në pozicion gjuajtje. Por tentativa e tij përfundon jashtë katërkëndorit.

17’ Interi ka marrë në këto minuta kontrollin e manovrës, duke shtyrë anglezët në gjysmëfushën e tyre dhe duke bërë që Grilish e Haland të kthehen në spektatorë.

14’ Dimarko nga e majta harkon në shtyllën e dytë për Barela, gjuajtja fluturimthi e të cilit dërgohet në këndore nga Ake.

11’ Një pasiguri e Ederson në zonë i mundëson Lautaros të gjuajë me kokë, por portieri i Sitit ia del t’i bllokojë portën.

4’ Aksion me shumë pasime i Sitit që mbyll shumë lojtarë të zikaltërve në prapavijë. Bernardo Silva provon nga e djathta, topi përfundon jashtë katërkëndorit të Onana.

3’ De Bryjn nxjerr Haland para portës në të majtën, por ai sinjalizohet menjëherë në pozicion jashtë loje, edhe pse në fakt fluturoi topin mbi traversë me tentativën e tij.

1’ Xheko merr topin në krahun e djathtë por teksa i afrohet fundores humbet ekuilibrin dhe shpërdoron mundësinë për të harkuar në zonë.

1’ Nis dueli në Stamboll.

FORMACIONET ZYRTARE:

2132123

MAN. SITI: Ederson, Akanzhi, Stons, R. Diash, Ake, Rodri, Gyndogan, De Bryjne, B. Silva, Grilish, Haland.

Trajner: Pep Guardiola

INTER: Onana, Bastoni, Açerbi, Darmian, Dimarko, Brozoviç, Çalhanoglu, Barela, Dumfris, Xheko, Lautaro Martinez.

Trajner: Simone Inzagi

GJYQTARËT:

Kryesor: Simon Marciniak (Poloni)

Anësorë: Pavel Sokolnicki (Poloni), Tomas Listkievix (Poloni)

I katërt: Istvan Kovaç (Rumani)

VAR: Tomas Kviatkovski (Poloni)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"