VIDEO/ Debutim fantastik i Skënder Gegës, Kukësi mposht bullgarët dhe kualifikohet në raundin tjetër të Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2020 | 0:15

VIDEO/ Debutim fantastik i Skënder Gegës, Kukësi mposht bullgarët dhe kualifikohet në raundin tjetër të Ligës së Europës

Kukësi e nis me një kualifikim rrug ëtimin në Ligën e Europës dhe duke eliminuar një klub me shumë emër në Bullgari, si Slavia e Sofies. Një mbrëmje magjike për verilindorët në “Air Albania”, aty ku vallëzojnë afrikanët në ndeshjen e parë të Skënder Gegës në pankinën blu. 

Kukesi5

Penalltia e kthyer në gol nga nigeriani Patrik Eze i hapi rrugën fitores, paçka se bullgarët barazuan afër fundit dhe krijuan iluzione se ndeshja do të shkonte në shtesë. Trajneri tropojan bëri “bingo” me tri zëvendësime: Albin Gashin, Zenel Gavazajn dhe Godberg Kuperin. I pari fitoi penalltinë, ndërsa i dyti dhuroi atë asist të shkëlqyer për ganezin me pasaportë italiane, që brenda zonës nuk fali pas një veprimi fantastik akrobatik.

Obanor Gega

Tekniku i kuksianëve e nisi me skemën 4-1-4-1, ku përpara mbrojtjes vepronte Bruno Telushi, ndërsa risia ishte spostimi në krahun e majtë i Eduard Rrocës. Ky i fundit shkëlqeu në lojën një për një, duke i dhënë frymëmarrje skuadrës sa herë kishte topin në këmbë. Një fitore e merituar e Kukësit, edhe pse e vuajtur ndaj një kundërshtari që përveç emrit të madh, nuk kishte asgjë më shumë se ekipi shqiptar në 90 minuta. Tani verilindorët luten për pak fat në shortin që do të hidhet më 31 gusht nga UEFA, teksa do të mësojnë rivalin për turin e dytë.

FT: KUKËSI – SLAVIA SOFIA 2-1

Eze 56′ (p), Kuper 84′  / Krastev 81

KOMENTI LIVE:

Përfundon gjithçka!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

85′ GOOOOOL KUKËSI 2-1/ Sërish në avantazh Kukësi. Pas një asisti të Zenel Gavazaj, Kuper realizon në mënyrë mjeshtërore. 

81′ GOL SLAVIA E SOFIAS 1-1/ Krastev barazon shifrat pas harkimit nga e djathta, godet saktë me kokë, duke vendosur baraspeshën. 

71’ Kombinim i bukur mes Gavazajt dhe Kuper, por në fund asnjëri nuk gjuan në portë.

65′ Dy zëvendësime te Kukësi, largohen Eze dhe Limaj, në vend të tyre Kuper dhe Zenel Gavazaj.

63′ Tjetër rast i rrezikshëm i Kukësit, me Rrocën, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

61′ Kundërpërgjigjen bullgarët me Grasev, por grushton Xhika në këndore.

56′ GOOOOOL KUKËSI 1-0/ Zhbllokohet sfida! Eze kalon në avantazh skuadrën verilindore nga pika e bardhë e penalltisë! 

55′ Gashi fiton 11-metërsh, pas një ndërhyrje të gabuar të mbrojtësve bullgarë brenda zonës. Fantastik futbollisti i futur në fushë pjesën e dytë.

54′ Gashi jep shkëndijën e parë në pjesën e dytë, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri grek i Slavias.

46′ Starton pjesa e dytë, Gega kryen zëvendësimin e parë, largohet Gavazaj, vendin e tij e zë Gashi.

45′ Mbyllet pjesa e parë. 

39′ Ndëshkohet edhe kapiteni Musolli me karton të verdhë, për ndërhyrje në një kohë vonesë.

36′ Vesel Limaj shkarkon të djathtën nga distanca, topi devijohet në këndore.

32’ Harkim i Gavazajt në shtyllën e dytë, Stergiakis del i sigurt e kontrollon topin.

27′ Aksion fantastik i Kukësit me protagonist Rrocën, topi më pas shkon te Musolli, që lëshon një predhë nga distanca, por ndalet nga portieri Stergiakis.

23′ Eze provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij është e dobët dhe shkon drejt e në duart e portierit kundërshtar.

15′ Të dy skuadrat tregohen të kujdesshme, duke qarkulluar topin në mesfushë. Më kërkues skuadra shqiptare në këto minuta.

11′ Në vijimin e aksionit është Telushi që shkakton faull e ndëshkohet menëjherë me karton të verdhë.

10′ Pranë golit Kukësi me Rrocën, që dhuron spektakël me një tunel, futet brenda zonës, gjuan por ndalet nga portieri kundërshtar!

8′ Reagon Kukësi që merr frenat e lojës në dorë dhe provon me Rrocën që harkon drejt zonës, por topi është më i fortë seç duhet dhe nuk shkon tek Eze.

5’ Dy tentativa radhazi të Mustës për të nisur topin në qendër, por nuk ka shënjestrën për ta dërguar te Eze.

2′ Bullgarët e nisin rrezikshëm. Duke sulmuar portën e Xhikës, por topi largohet në goditje nga këndi.

1′ Ka nisur sfida në “Air Albania”.

Formacionet zyrtare Kukesi

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Horiç, Obanor, Musta, Telushi, Gavazaj, Musolli, Limaj, Rroca, Eze

kUKESI

SLAVIA SOFIA: Stergiakis, Popadijn, Gamakov, Hristov, Patev, Stoev, Krastev, Vlaçev, Karabeljov, Krastev, Rangelov.

Slavia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"