VIDEO/ Buskets largohet si kampion, festë elektrizuese e Barcelonës për fitimin e La Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 0:01

VIDEO/ Buskets largohet si kampion, festë elektrizuese e Barcelonës për fitimin e La Ligës

Legjenda Serxhio Buskets, ngriti në qiellin e “Camp Nou”-t trofeun e 27-të të La Ligas në historinë e Barcelonës.  

barcaaa

Siç kishte paralajmëruar më përpara për largimin nga Barça, mesfushori spanjoll sot i dha lamtumirën katalansave. Pas 18 vitesh me Barcelonën ai këtë verë do të largohet si lojtarë i lirë drejt Arabisë Saudite ku do të vazhdojë karrierën si profesionist. 

34-vjeçari në total ai ka luajtur 719 ndeshje, ku ka fituar 31 trofe. Tituj e fituar nga numri 5 ndahen si më poshtë: 

9 tituj kampionë në La Liga, 7 Kupa të Mbretit, 3 Superkupa të Spanjës, 3 Champions League, 3 botërorë për klube dhe 3 Superkupa të Europës. Shifra vëtet magjepsëse, teksa Buskets ka fituar një trofe në çdo 23 ndeshje në Barcelonë.  

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Kampionët e Barcelonës me mendjen te pushimet verore, katalanasit mposhten nga Sosiedadi në “Camp Nou” 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"