VIDEO/ Askujt nuk i besohet! Rasti i çuditshëm i humbur nga Lukaku bën xhiron e rrjetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 20:53

VIDEO/ Askujt nuk i besohet! Rasti i çuditshëm i humbur nga Lukaku bën xhiron e rrjetit

Nuk ka paqe për Romelu Lukakun. Sulmuesi belg ka qenë përsëri protagonist sot, por për fatin e keq të tifozëve të Interit, jo ashtu siç shpresonin ata.

sadasdasdsadsda

Futbollisti kishte shënuar 4 gola në dy ndeshjet e tij me përfaqësuesen e Belgjikës gjatë kësaj jave dhe shumëkush mendonte se tashmë me fanellën zikaltër ai do të ishte përsëri në maksimumin e formës. Por gabimet e tij para portës vazhdojnë dhe një prej tyre i kushtoi shumë shtrenjtë ekipit zikaltër.

Në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes ndaj Fiorentinës, kur rezultati ishte ende 0-0, Bastoni i dha një asist të artë lojtarit i cili mjaftonte vetëm të shtynte topin në rrjetën thuaje te boshatisur. Por edhe vetëm pak hapa larg portës, në mënyrë të pabesueshme, ai dërgoi sferën jashtë.

Vetë lojtarit nuk i besohej e aq më pak tifozëve zikaltër, të cilët panë vetëm pak minuta më vonë Bonaventurën të shënonte golin e fitores për Fiorentinën. Një situatë që ka bërë që të shpërthejnë komentet dhe kritikat në rrjete sociale ndaj sulmuesit, me videon e këtij rasti të humbur që është bërë ndër më të shpërndarat në rrjet menjëherë pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"