VIDEO/ 6 gola për një barazim, Luftëtari skualifikohet nga Europa mes turpit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 22:04

VIDEO/ 6 gola për një barazim, Luftëtari skualifikohet nga Europa mes turpit

Luftëtari e mbylli në një barazim 3-3 ndeshjen ndaj Ventspils në Elbasan Arena, por gjirokastritët u eliminuan nga Europa. Ishte Shkurtaj që zhbllokoi shifrat me penallti në pjesën e parë, por në fund të saj, lojtarët e Ventspils bënë ç’donin në mbrojtjen gjirokastrite, dhe shënuan dy herë me Akinjemin duke përmbysur.

Capture

Në pjesën e dytë, me letonezët që filluan të tolerojnë disi, Ymeraj dhe Shkurtaj shënuan sërish për ekipin e Kostiç, dhe kaluan sërish në avantazh, duke përmbysur. Por, për të prishur këtë fitore, mendoi Alfa në minutën e dytë shtesë pas 90 minutash, që barazoi në 3-3.

Përfundimisht, Luftëtari skualifikohet me rezultat të përgjithshëm 8-3, dhe mbetet jashtë Europës.

 

Luftëtari-Ventspils 3-3

GOL: Shkurtaj pen. 44′, 61′, Ymeraj 55′ /  Akinjemi 45+4′, 45+8′, Alfa 90+2′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet sfida. Luftëtari-Ventspils 3-3

90+2′ Shënon edhe golin e tretë Ventspils, realizon Alfa.

90′ 4 minuta shtesë.

77′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Acka.

74′ Karton i verdhë për Demon.

67’ Depërtim fantastik i Ymerajt nga e djathta, kthen topin në qendër të zonës, por nuk gjendet askush të shfrytëzojë.

61’ GOOOL Shkurtaj shënon golin e dytë personal, dhe të tretin për Luftëtarin, pas një krosimi fantastik të Miloslavljev.

57’ Provon përsëri Luftëtari, këtë herë me Vucajn, por pret portieri.

55’ GOOOL Maldin Ymeraj barazon shifrat, pas një mosmarrëveshje tek mbrojtja letoneze.

52’ Karton i verdhë edhe për Ramadanin.

46’ Ndërrime edhe te Ventspils. Talbergs dhe Kokins në vendin e Rugins dhe Pavlov.

46’ Tjetër zëvendësim te Luftëtari. Demo futet në fushë në vendin e Lejdi Liçjat.

46’ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Luftëtari-Ventspils 1-2

45+11′ Ndëshkohet me karton të verdhë Donald Rapo, për një faull në sulm.

45+8’ Akinjemi sërish protagonist, përmbys për 5 minuta.

45+4′ Ventspils barazon menjhëherë shifrat nga goditja e këndit, me golin e Akinjemit.

45+2′ Portieri Ruci i Luftëtarit nuk ia del pas një dëmtimi. Futet dhe e zëvendëson i ardhuri këtë verë, Bukovski.

44′ GOOOL Shkurtaj nuk gabon nga 11 metra.

44′ Penallti për Luftetarin e fiton Liçaj.

43’ Radha e Shkurtajt, por Uvarenko bën sërish heroin.

42’ Përsëri zbritje e rrezikshme e Ventspils, por Ruci neutralizon goditjen e letonezëve.

41’ Shpëton vetëm falë portierit Ventspils. Miloslavljev godet nga brenda zone, por gardiani i letonezëve pret me këmbë.

38’ Akinjemi shkon me shpejtësi në një kundërsulm të Ventspils, kalon topin sipër portierit Ruci, por mbi portën përfundon sfera.

36’ Tenton edhe Ventspils nga ana tjetër, Tosin provon nga jashtë zone, por pa shënjestër.

35′ Kroson Vucaj, Janiçiç godet me kokë, por nuk shënjestron dot kuadratin.

35′ Gjyqtari i katërt, tashmë kryesori i sfidës, nis sfidën pas 10 minutash. Vucaj nis nga goditja e dënimit.

24’ Tërheqje në kofshë për arbitrin kryesor, Polsen. Ky i fundit i lë “bilbilin” kryesor sfidës, gjyqtarit të katërt, Larsen.

21’ Përsëri Luftëtari, provon nga ana e djathtë, është Maldin Ymeraj që futet drejt qendrës, gjuan me të majtën, por nuk gjen dot kuadratin.

16’ Goditje dënimi për Luftëtarin, edhe pse në largësi të madhe, Vucaj provon, por topi largohet që në hyrje të zonës.

13’ Provon me kokë Liçaj nga një goditje këndi, por mbi trauin e portës.

12’ Tentativa e parë serioze, Aleksi gjuan nga distanca, por topi mbi traun e portës.

9’ Kontrollon topin skuadra e Ventspils, dhe kështu vendos diktatin në fushën e lojës duke mos rrezikuar më në prapavijë.

4’ Këmbëngulin gjirokastritët nga goditja e këndit, por largohet rreziku.

3’ Menjëherë rrezikshëm shfaqet Luftëari. Një top në zonë për Shkurtjan, por letonezët mbyllin dhe dërgojnë topin në goditje këndi.

1′ Nis takimi në Elbasan.

 

 

FORMACIONET

Luftëtari: Ruci, Liçaj, Rapa, Janiçiç, Rapo, Ramadani, Vucaj, Aleksi, Milosavljev, Ymeraj, Shkurtaj. Trajner: Milos Kostiç.

Ventspils: Uvarenko, Mamah, Jagodinskis, Rugins, Alfa, Neziri, Tosin, Batista, Manjgaladze, Pavlov, Akinjemi. Trajner: Dejan Vukiçeviç.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"