VIDEO/ 3 gola për 3 pikë, Sormani gjen fitoren e parë me kampionët e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2020 | 0:08

VIDEO/ 3 gola për 3 pikë, Sormani gjen fitoren e parë me kampionët e Partizanit

Partizani rikthehet te fitorja pas 2 humbjesh radhazi në kampionat. Skuadra e Sormanit mposhti me rezultatin 0-3, Luftëtarin në sfidën e vlefshme për javën e 20-të. Ky ishte triumfi i parë në aventurën numër 2 të trajnerit italian Adolfo Sormani.

bandicam 2020-02-02 15-49-33-237

Solomon, Broja dhe Melo ishin autorët e golave për skuadrën e kuqe, e cila e sheh vetën në kuotën e 31 pikëve, po aq sa Teuta që në orën 17:00 do të përballet me Tiranën.

bandicam 2020-02-02 15-50-01-082

Ndërkohë nga ana tjetër, mbijetesa për Luftëtarin po shndërrohet në një mision të pamundur.

FT: LUFTËTARI – PARTIZANI 0-3

Solomon 2′ , Broja 18′, Melo 72′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 2 minuta shtesë.

85′ Çinari provon me një roveshatë nga brenda zonës, topi shkon jashtë kuadratit.

85′ Zëvendësim te Partizani, largohet Bitri, vendin e tij e zë Boldor.

79′ Shans shumë i mirë, për Partizanin Bardhi provon me një gjuajtje pas një kundërsulmi të shpejt, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Shala.

78′ Fantastik Johan Çela. Shtylla i mohon golin talentit kryeqytetas, i cili dhuroi spektakël, por ka qenë i pafat.

76′ Zëvendësim te Partizani, largohet Melo, vendin e tij e zë Ferrati.

72′ GOOOOL PARTIZANI 0-3/ Fantastik braziliano Melo. I cili me një gjuajtje fantastike nga jashtë zonës, e ka dërguar topin në trekëndëshin e portierit Shala. 

69′ Provon edhe Jurgen Bardhi. Gjuajtja e tij është e lehtë dhe përfundon jashtë kuadratit.

63′ Telushi provon me një gjuajtje nga një pozicion i prirët, por ndalet nga portieri Shala.

60′ Zëvendësim i dytë te Luftëtari, largohet Oshafi, vendin e tij e zë Hyseni.

55′ Pranë golit Luftëtari me anë të futbollistit Stiven Puçi, i cili ka provuar me të majtën nga brenda zonës, por gjuajtja e tij ka qenë e gabuar duke përfunduar jashtë kuadratit.

54′ Bruno Telushi provon me një predhë nga goditja e dënimit, topi shkon ngjitur me traversën.

52′ Partizani nuk pajtohet me avanzhin e 2 golave, teksa provon të shënojë edhe të 3-tin me Braun dhe Çinarin, por topi devijohet nga mbrojtësit gjirokastritë.

46′ Zëvendësim te Luftëtari largohet kapiteni Demo, vendin e tij e zë Puçi.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Provon Açka me një goditje nga distanca, topi kontrollohet me vështirësi nga Alban Hoxha.

41′ Çinari pretendon për 11-metërsh, pas një rrëzimi brenda zonës, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Kriden Meta, i cili vazhdon lojën.

36′ Mundësi e mirë për Luftëtarin me Çelën, i cili depërton bukur nga e majta, provon me të jashtmen, por ndalet nga portieri Alban Hoxha.

35′ Provon edhe Braun me të majtën, por gjuajtja e tij ndalet nga Enes Isufi. Goditje nga këndi për Partizanin.

31′ Tjetër mundësi shënimi për Çinarin. Pas harkimit të Trashit, shkodrani godet me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën e portierit Shala.

28′ Çela provon të shpërthejë nga e majta, por Bitri largon në këndore.

23′ Partizani kryen një zëvendësim të detyruar. Largohet Solomon dhe aktivizohet Braun.

18′ GOOOL PARTIZANI 0-2/ Tjetër gabim i portierit Arlis Shala. Mesfushori Ron Broja gjen rrugën, duke dyfishuar shifrat, me një gjuajtje nga jashtë zonës. Ky ishte goli i parë me fanellën e Partizanit, për mesfushorin nga Kosova. 

11′ Provojnë të rrezikojnë edhe gjirokastritët me një gjujtje pa shumë pretendime nga krahu i majtë, vendimtare ndërhyrja e Hoxhës.

8′ Tjetër gabim i portierit Shala. Melo provon me një gjuajtje nga distanca, gardiani i portës gjirokastrite nuk kontrollon siç duhet topin, duke i dhuruar një shans të artë Çinarit, i cili nuk tregohet i saktë brenda zonës.

6′ Shpëton për mrekulli porta e Luftëtarit. Trashi kroson nga këndi, Solomon gjuan bukur me kokë, por topi ndalet në traversë. Start fantastik për kampionët. Në gjumë gjirokastritët.

5′ Pranë golit të dytë Partizani me Çinarin, i cili pas asistit të Bardhit, godet por vendimtare ndërhyrja e mbrojtësit Kukaj që shpëton skuadrën nga goli i dytë.

2′ GOOOOL PARTIZANI 0-1/ Gafa e portierit Arlis Shala. Sulmuesi i Partizanit, Solomon nuk fal me portën e boshatisur duke kaluar në avantazh të kuqtë. 

1′ Ka nisur sfida në Gjirokastër.

FORMACIONET ZYRTARE:

LUFTËTARI: Shala, Dushkaj, Isufi, Kukaj, Dragoshi, Demo, Accka, Oshafi, Lika, Cela, Haxhiu. Trajner: Nikolin Çoçlli.

bandicam 2020-02-02 13-42-18-470

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Kordeiro, Broja, Telushi, Çinari, Bardhi, Solomon. Trajner: Adolfo Sormani.

bandicam 2020-02-02 13-42-39-364

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"