VIDEO/ 3 gola dhe 2 asiste, shqiptarët bëjnë “ligjin” në derbin elektrizues të futbollit rumun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2024 | 21:09

VIDEO/ 3 gola dhe 2 asiste, shqiptarët bëjnë “ligjin” në derbin elektrizues të futbollit rumun

Mbrëmje magjike për sulmuesit shqiptarë të Rapidit të Bukureshtit, që triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj FCSB me rezultatin 4-0 në një nga derbit më të zjarrtë të elitës së futbollit rumun. Bëhet fjalë për Albion Rrahmanin dhe Ermal Krasniqin, dy ish-sulmuesit e Ballkanit, që dhuruan “show” në këtë fitore elektrizues. 

rrahmani

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Iakob në minutën e 33-të, në pjesën e dytë ishte radha e dyshes Rrahmani-Krasniqi për të “rrëmbyer” skenën. 

Më konkretisht në minutën e 53-të, Krasniqi asistoi për Rrahmanin, që dyfishoi shifrat, ndërkohë që në minutën e 74-t, Rrahmani i kthen reston Krasniqit, që shënon golin e tretë të sfidës. 

Për të “vulosur” këtë triumf madhështor mendoi Rrahmani në minutën e 82-të. Vlen të theksohet fakti se titullar gjithashtu ishte edhe ish-sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani.  

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"