VIDEO/ Vendos një penallti në Korçë, Skënderbeu thyen Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2016 | 19:59

VIDEO/ Vendos një penallti në Korçë, Skënderbeu thyen Tiranën


Skenderbeu-Tirana Goli i Salihit me penallti by gazeta-panorama
Skënderbeu ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në përballjen e vështirë ndaj Tiranës. Kampionët në fuqi i falen një 11-metërshi të fituar nga Hamdi Salihi, i cili e konverton më pas në gol.

skenderbeu - tirana 1-0Tre pikë të arta për korçarët që e mbajnë në krye me 52 pikë, e ndjekur pas nga Partizani me 48 të tilla. Ndërsa bardheblutë  mbeten në vendin e tretë me 38 pikë.

Pjesa e dytë- Një fraksion i dytë më i luftuar, që rikthen një Tiranë më luftarake dhe sulmuese, por që nuk arrin të finalizojë. Ndërsa vendasit i falen bomeberit shkodran, i cili fiton një penallti dhe e kthen në festë duke i dhënë avantazhin skuadrës.

Vetëm pak minuta më pas, është skuadra mike që niset me kundërsulme të shpejta me Muzakën në të djathtë dhe Likën që rrëzohet brenda zonës nga Vangjeli. Mesfushori shkodran proteston  por për gjyqtarin Koçi është vetëm goditje këndi.

Pjesa e parë – 45 minuta të luftuara nga të dy skuadrat, me një Skëndërbe energjik dhe një Tiranë të vendosur mjaft mirë në mbrojtje, duke mos i lënë shumë mundësi depërtimi korçarëve.

Dhe pse në minutat e  para të takimit kryeqytetasit shfaqen më agresivë, në vijim gjithçka flet në favor të kampionëve, të cilët luajnë bukur, qarkullojnë topin, ndërtojnë aksione dhe tentojnë të gjejnë avantazhin. Dyshja e sulmit të bardhekuqve, Salihi-Xhejms pozicionohen mjaft mirë në zonën e miqve, por që nuk arrijnë të thyejnë murin e  24- herë kampionëve. Të cilët largojnë çdo rrezik të mundshëm në zonën e Bakajt.

Kategoria Superiore
Java e 22- ­të
E hënë, më 22 shkurt

Skënderbeu – Tirana 1-0
Golat:
Salihi 77′ (pen)

Formacionet

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Osmani, Arapi, Progni, Nimaga, Lilaj, Latifi, Xhejms, Salihi
Trajner: Mirel Josa

Tirana: Ed.Bakaj, Kërçiku, Karan, Teqja, Hoxhallari, Muzaka, Malaj, Karabeci, Gërçaliu, Lika, Fukui
Trajner: Ilir Daja

Minutat

91’+3′ Zëvendësim te Tirana, del Karabeci, fuet Peci.
90’+ 1′
Malaj godet fuqishëm me të majtën por pret Shehi.
Akodrohen 4 minuta shtesë
89′
Zëvendësim te Tirana, del Muzaka, futet Papa.
88′
Luhen minutat e fundit të takimit, Tirana përpiqet ti shfrytëzojë për të gjetur golin e barazimit.
87′
Zëvendësim te Skënderbeu, del Xhejms, fuetet Eskerdinja.
85′
Arapi ndëshkohet me karton të verdhë.
84′
Zëvendësim te Tirana. Del Gërçaliu, futet Halili. 
83′
Tirana tenton me anë të Gërçaliut, por topi përfundon jashtë.
81′
Muzaka kroson për Likën brenda zonës , i cili rrëzohet nga Vangjeli, shkodrani proteston për 11-metërsh, por gjyqtari akordon vetëm goditje këndi.
79′
 Krosim në zonë për Salihin, shkodrani tenton me kokë por mbi kuadrat. 
77′  GOL!
Salihi fiton një 11-metërsh dhe e konverton në gol. Skënderbeu 1-0 Tirana.
76′
Salihi rrëzohet në zonë, gjyqtari akordon penallti për Skënderbeun. 
74′
Goditje këndi për tiranën, e ekzekuton Lika, por largojnë vendasit.
73′
Kundërsulmon Tirana me Likën i cili godet fuqishëm drejt portës së Shehit, por devijon gardiani i korçarëve.
71′
Goditje këndi për Skënderbeun, e 11-ta. E ekzekuton Latifi, grushton Bakaj. Një tjetër goditje këndi për vendasit, përsëri Latifi, top tepër i lartë, por e rimarrin vendasit.
70′
Aksion i rrjeshëm i korçarëve, Karabeci shkakton faull ndaj Renatinjos, një tjetër goditje dënimi në favor të vendasve. E ekzekuton Salihi, topi përfundon jashtë. 
68′
Gjyqtari ndërpret lojën për koret ofenduese të tifozëve.
66′
Karan shkakton faull ndaj Xhejms, korçarët fitojnë godije dënimi. E ekzekuton Latifi. Tentativë mjaft e rrezikshme e mesfushorit, topi përfundon mbi kuadrat.
64′
Goditje këndi për Tiranën. E ekzekuton Lika. Top i lartë në zonë, kontrollon Shehi.
62′ Dy zëvendësime te Skënderbeu. Del Nimaga, futet Orelesi. Del Progni, futet Renatinjo.
60′ Gilman Lika merr një top nga mesfusha, niset i vetëm drejt portës së Shehit, gjuan fuqishëm por jashtë
59′ Nimaga tenton nga distanca me të majten por pret Bakaj.
58′
Progni ndëshkohet me karton të verdhë.
55′
Goditje e tretë këndi për Tiranën. E ekzekuton Gerçaliu, largon Osmani. 
54′
Tirana rifshaqet më agresive dhe sulmuese në pjesën e dytë.
53′
Goditje këndi pët tiranën e ekzekuton Lika, top i lartë, por Gjergji Muzaka nuk arrin të gjuajë me portën bosh.
52′
Gërçaliu ndëshkohet me të verdhë.
51′
Kërcënuese Tirana, tenton të gjejë rrjetën por mbyllin mirë vendasit.
50′ 
Kërçiku shkakton faull ndaj Latifit, ndëshkohet me të verdhë. 
48′
Goditje këndi për Tiranën. E ekzekuton Lika, por nuk arrijnë të shfrytëzojnë mirë, largojnë korçarët.
47′ Mundësi ideale për Tiranën. Malajn merr një top nga mesfusha, niset i vetëm, kroson për Fukuin pranë fijës fatale, i cili tenton të shërbejë për Likën por largojnë vendasit.
Starton pjesa e dytë
45’+2′
Tirana është kthyer në gjysmëfushën e saj, ndërsa vendasit tentojnë të depërtojnë për të marrë avantazhin, por nuk ja dalin.Pjesa e parë mbyllet 0-0.Akordohen dy minuta shtesë
44′
Loja përqëndrohet në mesfushë, ndërhyrje dhe faulle, vendasit tregohen më agresivë dhe më kërkues për të gjetur rrjetën.
43′ Goditja e radhës nga këndi për Skënderbeun, e ekzekuton Progni. Largon Teqja. Tjetër goditje këndi, topii përfundon në zonë mes rrëmujës Jashanica nuk arrin të shfrytëzojë, larojnë bardheblutë.
40′
Tension mes dy tifozrive, të dy kapitenët e skuadrave drejtohen drejt tyre për ti qetësuar.
39′
Kros i Latifit për Salihin në zonë, laron Bakaj e çon në goditje këndi.
38′
Kristi Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë.
37′
Tentativë e Gerçaliut por pa rezultat. 
35′
E rimarrin topin bardheblutë, qarkullojnë dhe tentojnë të dalin nga mesfusha por tregojnë kujdes korçarët. Të cilët mbyllin mirë dhe rimarrin zotërimin e topit. 
31′
Ka përplasje kokë me kokë Osmani me Fukuin, por gjithçka vazhdon normalisht.
27′
Mundësi mjaft e mirë për Skënderbeun, kros i Lilajt nga e djathta për Latifin i cili godet por tepër lehtë, asnjë rrezik për Bakajn.
24′
Goditje këndi për Skënderbeun, e ekzekuton Progni, largojnë lojtarët e Tiranës. 
20′
Salihi shërben për Xhejms në zonë por nigeriani rrëzohet, largojnë lojtarët e Tiranës.
17′
Osmani tenton nga distanca gjuan me kokë, por jashtë kuadratit.
16′
Progni provon nga e majta, devijojnë miqtë.
14′
Muzaka tenton të shërbejë brenda në zonë për Malajn por mbyllin vendasit.
12′
Vendasit qarkullojnë topin, tentojnë të gjejnë hapësira në gjysmëfushën e bardhebluve për të gjetur avantazhin.
09′
Goditje e tretë nga këndi për Skënderbeun, e ekzekuton Progni, topi në shtyllën e parë largon Karabeci.
05′
Aksion i vendasve, Arapi kroson një top të lartë për Salihin në zonë, i cili gjuan me kokë por pret portieri Bakaj.
03′
Tirana shfaqet më agresive në minutat e para të takimit.
Starton ndeshja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"