Vendim i rëndësishëm, ja ku do ta luajë Tirana duelin ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2024 | 23:42

Vendim i rëndësishëm, ja ku do ta luajë Tirana duelin ndaj Skënderbeut

Të dielën Tirana rikthehet në fushë për javën e 21-të të Superiores. Bardheblutë presin në “Air Albania” skuadrën e Skënderbeut.

Tirana-SKenderbue

Skuadra kthehet në stadiumin e madh që pas derbit me Partizanin, ndërkohë që takimi do të luhet në datën 28 janar, duke nisur nga ora 17:00.

Për këtë ndeshje, Ahmataj do të ketë disa mungesa. Si fillim Albi Doka mungon për shkak të pezullimit. Po kështu edhe Fjoart Jonuzi është i pezulluar për shkak të kartonëve. Në dyshim ka qenë edhe Florjan Përgjoni për një dhimbje në kofshë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"