Veleçiku përballet me Tiranën në Kupë, flet trajneri Smajli: Bardheblutë s’më trembin, sot do ta shohim në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 12:33

Veleçiku përballet me Tiranën në Kupë, flet trajneri Smajli: Bardheblutë s’më trembin, sot do ta shohim në fushë

Koplikasit kanë sfiduar motin e shoqëruar nga reshjet e dendura dhe kanë zhvilluar një seancë përgatitore me ngarkesë të plotë. Veleçiku do të ndeshet për Kupë me Tiranën.

veleciku beselidhja

Në prag të kësaj sfide, trajneri i koplikasve, Dritan Smajli, flet për “Panorama Sport”:

“Nesër (sot) kërkoj nga ju të zbatoni të gjitha detyrat që u kam dhënë. Asgjë nuk është e pamundur. Tirana është Tirana, por ne po përgatitemi fort prej dy muajsh dhe puna do të na japë frytet e veta.

Sot përballë kryeqytetasve do të hyjmë në fushë për një rezultat pozitiv që do të jetë historik, jo vetëm për Veleçikun, por edhe për sportdashësit e shumtë që do të na mbështesin.

Duhet të jeni të gatshëm të gjithë, por formacionin do t’ua bëj të njohur para takimit. Kam besim te ju që do t’ia dalim me sukses”, e ka mbyllur numri një i pankinës koplikase, Dritan Smajli.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit dhe Bashkia e Malësisë së Madhe kanë marrë të gjitha masat e duhura që çdo gjë të shkojë perfekt.

BASHKIM RAMEKAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"