Vazhdon eksodi te Lushnja, Enriko Papa kalon tek OFI i Kretës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2018 | 15:50

Vazhdon eksodi te Lushnja, Enriko Papa kalon tek OFI i Kretës

Mesfushori Enriko Papa, që mbylli sezonin në stadiumin “Roza Haxhiu” me Lushnjën, është në kontakte me skuadrën OFI të Kretës, e cila u shpall kampione e Ligës së Parë të Greqisë dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Superligën greke. Papa ka qenë në bisedime edhe më parë me skuadrën që drejtohet nga Nikos Papadopulos.

enriko papa

Për gazetën “Panorama Sport”, mesfushori 25-vjeçar u shpreh: “Kam mbyllur gjithçka me Lushnjën pas një sezoni në Superiore. Kam dorëzuar materialet. Falënderoj tifozët e Lushnjës dhe të gjithë ata që na mbështetën për një vit. Me kushtet që kishim, u munduam të jepnim maksimumin. Kam qenë i mirëpritur dhe i përkrahur te Lushnja. I uroj suksese ekipit dhe të ngjitet përsëri në Superiore bashkë me tifozët e zjarrtë. Unë kam pasur disa oferta, por kam biseduar përsëri me OFI-n e Kretës.

21731356_10210100622020606_3482283107688212628_n

Po pres pasaportën greke të më dalë këto ditë dhe për të shkuar atje”, deklaroi mesfushori kuçovar, Enriko Papa. 25- vjeçari ka lëvizur gjithnjë gjatë verës. Ai ka luajtur për Tomorin, Apoloninë, Butrintin, Bylisin, Tiranën dhe Teutën. Sezonin që u mbyll ishte pjesë e Lushnjës.

TITULLARËT – Mbrojtësi Ledion Ruço dhe sulmuesi Mikel Canka kanë reaguar pas zërave se mund të kalojnë te Tomori për sezonin e ardhshëm të Kategorisë së Parë. “Nuk është e vërtetë. Mbase ata na kanë vëzhguar, por gjëra konkrete nga ana ime nuk ka pasur”, është shprehur për “Panorama Sport” sulmuesi Canka. Ndërsa futbollisti i linjës së majtë, Ledion Ruço, tha: “Nuk di gjë fare as nga i kanë nxjerrë këto gjëra”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"