Van Dajk: Do kujdesem unë për “vogëlushët” e ekipit, por duhet të qëndrojnë të përulur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 12:40

Van Dajk: Do kujdesem unë për “vogëlushët” e ekipit, por duhet të qëndrojnë të përulur

Kapiteni i Liverpulit, Virxhil van Dajk, thotë se do të “sigurohet” që të rinjtë e klubit të “vazhdojnë të punojnë” pas depërtimit në ekipin e parë në javët e fundit.

van dajk

Tetëmbëdhjetë vjeçarët Xhejdën Dens dhe Ljuis Kumas, të dy shënuan në fitoren 3-0 të Kupës FA në raundin e pestë ndaj Sauthemptonit, me 16- vjeçarin Trei Nioni që erdhi nga pankina në një ekip që kishte gjashtë lojtarë të moshës 21 vjeç ose më të rinj. Jyrgen Klop është detyruar që të aktivizojë një numër rekord futbollistësh të rinj këtë sezon, për shkak të numrit të lartë të dëmtimeve të titullarëve të skuadrës së parë.

“Ishte një natë e madhe për të gjithë ata dhe ata me të vërtetë duhet ta shijojnë, ta shohin si fillim dhe ta shfrytëzojnë vërtet në çdo mënyrë”, tha mbrojtësi 32-vjeçar.

“Ata të gjithë kanë cilësi dhe të gjithë mund të luajnë futboll të mirë. Trei ka debutuar në moshën 16-vjeçare, është e pabesueshme. Do të ketë kaq shumë ulje dhe ngritje për të, por ai duhet ta pranojë këtë, pasi lojtarët ndoshta do të kthehen në javët dhe muajt e ardhshëm dhe mund të jetë e vështirë për të që të futet në skuadër. Ai duhet të vazhdojë të shtyjë dhe e njëjta gjë vlen edhe për djemtë e tjerë të rinj. Ky duhet të jetë mentaliteti dhe jam i sigurt se ata do ta bëjnë këtë. Në karrierën time, kam parë lojtarë që bëjnë debutimin e tyre dhe më pas zhduken. Ata duhet të vazhdojnë të përmirësohen, të vazhdojnë të punojnë. Të qëndrosh i përulur është një gjë shumë e rëndësishme, por ne kemi një kulturë të madhe dhe unë jam padyshim një nga djemtë për t’u siguruar që ata të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, nënvizoi kapiteni i Liverpulit.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"