Valentini kriset me Bokën, asist për Interin/ Zikaltrit hidhen në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 21:30

Valentini kriset me Bokën, asist për Interin/ Zikaltrit hidhen në sulm

Nikolas Valentini prish raportin me Boka Xhuniorsin dhe lajmi sigurisht që është shpërndarë me shpejtësi në Milano dhe jo vetëm.

Boca-Juniors-Defender-Nicolas-Valentini-6-scaled

Në fakt, vetë lojtari ka deklaruar se nuk do të rinovojë kontratën me klubin dhe presidenti Huan Roman Rikelme ka vendosur menjëherë që ta përjashtojë nga skuadra. Në këtë mënyrë ka dhënë një asist për të gjitha skuadrat që e kanë ndjekur nga afër futbollistin.

Mes tyre, i pari në listë është Interi që po e vëzhgon Valentinin nga afër. Në dhjetorin e kaluar ka qenë ndihmësi i Auzilios, Dario Baçin që ka udhëtuar në Argjentinë për të ndjekur ndeshjet e Boka Xhuniorsit. Lajmi ka shkaktuar tërmet sepse Valentini është titullar fiks në ekipin e Bokës, por lumturon Inzagin që është në kërkim të një mbrojtësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"