“Unë jam feministe”, Uanda Nara flet hapur: Ju tregoj arsyen pse Shakira u largua nga Pike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 9:44

“Unë jam feministe”, Uanda Nara flet hapur: Ju tregoj arsyen pse Shakira u largua nga Pike

Uanda Nara është kthyer për të folur për jetën shumë të artë të “Wags” (partnereve të futbollistëve). Sipas argjentinases, partneret e lojtarëve duhet t’i japin kuptim jetës së tyre duke punuar.

wanda

“Shumë prej tyre qëndrojnë në shtëpi duke pritur të dashurin e tyre, me profesionet e tyre të vetme pazaret, të shkojnë në festa dhe të kujdesen për bukurinë e tyre. Janë bosh”, deklaroi ëanda në programin “Olga en vivo”.

Wanda-Nara

Uanda shkon më tej, duke folur konkretisht edhe me emra: “Kjo është arsyeja pse Shakira u nda nga Pike. Gruaja duhet të punojë, duhet të bëjë diçka, nuk them se duhet të jetë e famshme, por ka një mijë gjëra që mund të bëjë. Shakira është një grua e plotësuar”, shton Uanda Nara, duke iu referuar karrierës së Pike, sukses që artistja kolumbiane e zhvilloi edhe para se të fillonte historinë e saj të dashurisë me katalanasin. “Unë jam një feministe,” – tha Uanda Nara në fund.

uanda nara

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"